1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit.
Te Zoti kam gjetur strehë,
si mund të më thoni: «Ik maleve si zogu?».
2Ja, të paudhët e ngrehin harkun,
mbi kordhë vënë shigjetën,
që nëpër errësirë të gjuajnë
mbi ata që janë zemërdrejtë.
3Po të shemben themelet,
i drejti ç'mund të bëjë?
4 Zoti është në tempullin e tij të shenjtë,
Zoti e ka fronin në qiell,
sytë e tij vëzhgojnë,
qepallat e tij rrinë hapur mbi bijtë e njerëzve.
5 Zoti vë në provë të drejtin e të paudhin,
e urren atë që dëshiron dhunën.
6Mbi të paudhët do të lëshojë fatkeqësi, zjarr e squfur,
në kupë do të kenë për hise erë përvëluese.
7Se Zoti është i drejtë, ai e do drejtësinë.
I drejti do ta shohë fytyrën e tij.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
