Psalmet 111 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Alef

1Aleluja! Do ta përlëvdoj Zotin me gjithë zemër

Bet

në kuvendin e të drejtëve, në mes të bashkësisë.

Gimel

2Të mëdha janë veprat e Zotit,

Dalet

të gjithë ata që i dëshirojnë, i shqyrtojnë ato.

He

3Shkëlqim e madhështi është vepra e tij,

Vau

drejtësia e tij mbetet përjetë.

Zain

4Bëri mrekulli për t'u përkujtuar,

Het

i mëshirshëm e i dhembshur është Zoti.

Tet

5I ushqen ata që e druajnë,

Jod

besëlidhjen e vet e kujton përjetë.

Kaf

6I dëftoi popullit të vet fuqinë e veprave të tij,

Lamed

kur i dha trashëgiminë e kombeve.

Mem

7Të vërteta e të drejta janë veprat e duarve të tij,

Nun

të besueshme janë të gjitha mësimet e tij.

Samek

8Ato mbeten përjetë e në amshim,

Ain

janë bërë me vërtetësi e drejtësi.

Pe

9E çliroi popullin e tij,

Cade

besëlidhjen me të e bëri të përjetshme,

Kof

i shenjtë e i tmerrshëm është emri i tij.

Resh

10Fillimi i urtisë është droja e Zotit,

Sin

kush vepron me të, fiton mençuri.

Tau

Lavdia e tij mbetet përherë!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help