Kënga e këngëve 8 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Ah, të të kisha si vëllanë tim

që gjinjtë e nënës sime thithi!

Do të të gjeja përjashta

e do të të puthja,

njeri pa më përçmuar.

2Do të të prija në shtëpinë e nënës sime,

e ti do të më mësoje,

por unë verë erëmirë do të të koja

e lëngun e shegës sime.

3Me dorën e majtë kokën ai ma mban

e me të djathtën më përqafon.

4Ju përbehem, o bijat e Jerusalemit,

mos e zgjoni, mos e ngucni dashurinë,

deri kur t'ia ketë ënda.

Mikeshat

5Kush është ajo që ngjitet shkretëtirës

mbështetur tek i shtrenjti i vet?

Ajo

Nën mollë të zgjova ty,

atje ku të lindi nëna,

atje ku lehona ty të pati lindur.

6Vërmë si vulë në zemër,

si vulë në krahun tënd,

se e fortë si vdekja është dashuria,

e egër si skëterra smira,

zjarrmia e saj zjarrmi përflakëse,

flakë përvëluese.

7Ujërat e mëdha

dashurinë s'mund ta shuajnë,

as lumenjtë nuk mund ta përmbytin.

Kush për dashuri jep shtëpi e katandi,

fiton veçse qesëndi.

Vëllezërit

8Një motër të vogël kemi,

që gjinjtë s'i kanë dalë.

Ç'do të bëjmë me motrën tonë,

kur për të të flitet?

9Po të ishte mur,

bedena argjendi do t'i bënim,

flegra cedra do t'i vinim,

po të ishte derë.

Ajo

10Mur jam unë

e gjinjtë e mi si kulla.

Para syve të tij

paqe unë kam gjetur.

11Një vresht pati Solomoni

në Baalhamon,

e rojtarëve vreshtin ua dha.

Secili për frytet e saj do të sillte

një mijë monedha argjendi.

12Vreshti im, që më përket mua,

shtrihet para meje.

Ja, një mijë monedha për ty Solomon

e dyqind për rojat e fryteve të tij.

Ai

13O ti, që banon në kopshte,

e shokët e mi zërin ta dëgjojnë,

edhe unë ta dëgjofsha!

Ajo

14Shpejto, i shtrenjti im,

porsi kaprolli a zogu i drenushës,

në bjeshkët erëmira.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help