Psalmet 53 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit. Sipas melodisë «mahalat». Himn i Davidit.

2Thotë i marri në zemrën e tij: «S'ka Perëndi».

Të gjithë janë shthurur,

bëjnë padrejtësi të neveritshme;

askush nuk bën të mirën.

3Prej qiellit Perëndia i vështron njerëzit,

për të parë në ka ndonjë të mençur,

që kërkon Perëndinë.

4Të gjithë kanë dalë nga udha,

të gjithë janë shthurur,

askush nuk bën të mirën,

as edhe një.

5A nuk janë të pamend të paudhët,

që e gëlltitin popullin tim si bukën

dhe Perëndisë nuk i thërrasin?

6Atje, ku frikë s'kishte, do të bjerë frika,

Perëndia i shpërndau eshtrat

e atyre që të rrethonin.

Do t'i turpërosh,

se Perëndia i ka hedhur poshtë.

7Kush do ta sjellë prej Sionit shpëtimin e Izraelit?

Kur Perëndia ta kthejë popullin e vet nga robëria,

do të gëzojë Jakobi, do të ngazëllejë Izraeli.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help