Psalmet 46 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit, këngë në melodinë e virgjëreshave. E bijve të Korahut.

2Perëndia është streha dhe fuqia jonë,

ndihmë që na gjendet përherë në ngushticë.

3Prandaj s'do të trembemi po të lëkundet toka

e malet të tranden në zemër të detit.

4Le të gjëmojnë ujërat, shkumë le të lëshojnë,

malet le të dridhen kur të fryhet deti. selah

5Rrëketë e lumit qytetin e Perëndisë gëzojnë,

vendin e shenjtë ku i Tejlarti banon.

6Mes tij është Perëndia e nuk do të tronditet,

ai do ta ndihmojë kur të agojë mëngjesi.

7Kombet bënë trazira, mbretëritë u tronditën,

Zoti gjëmoi e toka u tret.

8Me ne është Zoti i ushtrive,

streha jonë është Perëndia i Jakobit. selah

9Ejani e shihni veprat e Zotit,

ai urdhëroi mjerime mbi tokë.

10Ai i pushon luftrat anekënd tokës,

ai i thyen harqet e copëton ushtat,

e qerret me zjarr i djeg.

11Ndaluni dhe dijeni se unë jam Perëndi.

I lartë përmbi kombe,

i lartë përmbi tokë.

12Me ne është Zoti i ushtrive,

streha jonë është Perëndia i Jakobit. selah

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help