Psalmet 143 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Psalm i Davidit.

O Zot, dëgjoje lutjen time,

vëri vesh përgjërimit tim, ti që je besnik,

përgjigjmu, ti që je i drejtë.

2Mos bëj gjyq me shërbëtorin tënd,

se asnjë i gjallë nuk del i drejtë para teje.

3Po më ndjek pas armiku,

jetën ma ka hedhur përdhe.

Më ka dëbuar në skuta të errëta,

porsi të vdekurit e kahershëm.

4Ndaj po më zihet fryma,

përbrenda po më dridhet zemra.

5Më kujtohen ditët e qëmoçme,

mendoj për gjithë veprat e tua,

sjell ndër mend punët e duarve të tua.

6I kam shtrirë duart drejt teje,

shpirti im ka etje për ty, si toka e thatë. selah

7Përgjigjmu shpejt, o Zot,

se mbeta pa frymë.

Mos e fshih fytyrën prej meje,

që të mos bëhem si ata që zbresin në varr.

8Shpallmë mirësinë tënde që në mëngjes,

se te ti kam besim.

Tregomë udhën ku duhet të eci,

se drejt teje e lartësoj shpirtin tim.

9Shpëtomë nga armiqtë e mi, o Zot,

se te ti kam kërkuar strehë.

10Mësomë të bëj vullnetin tënd,

se ti je Perëndia im.

Shpirti yt i mirë do të më prijë në vend të sheshtë.

11Jepmë sërish jetë, o Zot, për hir të emrit tënd,

nxirrmë nga hidhërimi, ti që je i drejtë.

12Shfarosi armiqtë e mi, ti që je i mirë,

shkatërroji të gjithë kundërshtarët e mi,

se unë jam shërbëtori yt.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help