Psalmet 97 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1 Zoti mbretëron, le të gëzojë toka!

Le të ngazëllejnë ujdhesat e shumta!

2Reja e terri e mbështjellin,

drejtësia dhe e drejta themeli i fronit të tij.

3Zjarr para tij,

armiqtë rreth e qark i djeg.

4Vetëtimat e tij ndriçojnë botën;

e sheh toka e trandet!

5Si dylli shkrihen malet para Zotit,

para Zotit të mbarë tokës.

6Qiejt shpallin drejtësinë e tij,

të gjithë popujt kundrojnë lavdinë e tij.

7U turpërofshin të gjithë ata që shtatoret adhurojnë,

ata që me idhujt mburren!

Adhurojeni Zotin gjithë ju perënditë!

8E dëgjoi Sioni e u gëzua,

bijat e Judës u ngazëlluan,

për gjykimet e tua, o Zot.

9Se ti, o Zot, je i Tejlarti mbi tërë tokën,

ti u lartësove shumë më tepër se gjithë perënditë.

10O ju, që e doni Zotin, urrejeni të keqen!

Ai i ruan shpirtrat e besnikëve të tij

e prej dorës së të paudhëve i çliron.

11Drita lindi për të drejtin

e gëzimi për zemërdrejtët.

12Ngazëlleni, o të drejtë, në Zotin,

kujtoni e lavdëroni shenjtërinë e tij!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help