Psalmet 114 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Kur Izraeli doli nga Egjipti

dhe shtëpia e Jakobit nga një popull i huaj,

2Juda u bë shenjtërorja e Zotit,

Izraeli zotërimi i tij.

3Deti pa e iku,

Jordani u kthye pas.

4Malet kërcyen si desh,

kodrat si qengja dhensh.

5Ç'pate, o det, që ike,

e ti, o Jordan, që pas u ktheve?

6Ç'patët, o male, që si desh kërcyet,

e ju, o kodra, porsi qengja dhensh?

7Dridhu, o tokë, para Zotit,

para Perëndisë së Jakobit!

8Ai e ktheu shkëmbin në liqen,

shkrepin në burime ujërash.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help