Zakaria 3 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Vegimi për kryepriftin

1Atëherë më dëftoi kryepriftin Jozueh. Ai po qëndronte para engjëllit të Zotit e në të djathtë kishte Satanin që po e padiste.

2Engjëlli i tha Satanit: «Zoti të qortoftë, o Satan! Të qortoftë Zoti, ai që ka zgjedhur Jerusalemin! A nuk është ky si kërcuri që i shpëtoi zjarrit?».

3Ndërkohë Jozuehu po qëndronte para engjëllit, i veshur me rroba të fëlliqura.

4Engjëlli u tha atyre që po qëndronin para tij: «Hiqjani rrobat e fëlliqura!». Pastaj i tha Jozuehut: «Ja, ta hoqa fajin e po të vesh me rroba të denja».

5Ai tha: «Vërini mbi krye një fes të pastër». Ata i vunë mbi krye një fes të pastër dhe e veshën, ndërkohë që engjëlli i Zotit po qëndronte më këmbë.

6Atëherë engjëlli i Zotit e porositi Jozuehun:

7«Kështu thotë Zoti i ushtrive: “Nëse ecën udhës sime e i mban urdhërimet e mia, do të gjykosh shtëpinë time e do të kujdesesh për oborrin tim. Do të të lejoj të shkosh e të vish mes këtyre që po qëndrojnë këtu.

8Dëgjo, o kryeprifti Jozueh, ti dhe bashkëpunëtorët e tu që qëndrojnë para teje, se ju jeni oguri që unë po sjell shërbëtorin tim, pinjollin.

9Ja, guri që vendosa para Jozuehut, një gur i vetëm me shtatë faqe. Ja, mbi të do ta skalit mbishkrimin, kumton Zoti i ushtrive, e do ta heq brenda ditës fajin e kësaj toke.

10Atë ditë, kumton Zoti i ushtrive, do ta ftoni njëri-tjetrin nën hijen e hardhisë e të fikut”».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help