1Krerët e popullit u vendosën në Jerusalem dhe pjesa tjetër e popullit hodhi short për të sjellë nga një ndër dhjetë vetë me banim në Jerusalem, në qytetin e shenjtë, ndërsa nëntë të tjerët mund të rrinin në qytetet e tjera.
2Populli i bekoi të gjithë ata që shkuan me dëshirën e vet për të banuar në Jerusalem.
3Këta janë krerët e krahinës, të cilët u vendosën në Jerusalem. Në qytetet e tjera të Judës secili u vendos në pronën e vet, në qytetin e vet, si izraelitët, ashtu edhe priftërinjtë, levitët, shërbestarët dhe pasardhësit e shërbëtorëve të Solomonit.
4Në Jerusalem u vendosën disa prej pasardhësve të Judës dhe disa prej pasardhësve të Benjaminit. Prej pasardhësve të Judës ishin Atajahu, biri i Uziahut, të birit të Zakarisë, të birit të Amarjahut, të birit të Shefatjahut, të birit të Mahalalelit, njërit prej bijve të Perecit;
5Masejahu, biri i Barukut, të birit të Kolhozehut, të birit të Hazajahut, të birit të Adajahut, të birit të Jojaribit, të birit të Zakarisë, të birit të Shilonisë.
6Pasardhësit e Perecit, që u vendosën në Jerusalem, ishin gjithsej katërqind e gjashtëdhjetë e tetë burra trima.
7Pasardhësit e Benjaminit janë këta: Salui, biri i Meshulamit, të birit të Joedit, të birit të Pedajahut, të birit të Kolajahut, të birit të Masejahut, të birit të Itielit, të birit të Jeshajahut.
8Pas tij vinin Gabai e Salai. Ata ishin nëntëqind e njëzet e tetë.
9Joeli, biri i Zikriut, ishte mbikëqyrësi i tyre, ndërsa Juda, biri i Hasnuahut, ishte i dyti i qytetit.
10Prej priftërinjve ishin Jedajahu, biri i Jojaribit, Jakini,
11Serajahu, biri i Hilkiahut, të birit të Meshulamit, të birit të Cadokut, të birit të Merajotit, të birit të Ahitubit, përgjegjësit të tempullit të Perëndisë,
12bashkë me vëllezërit e tyre që punonin në tempull. Ata ishin tetëqind e njëzet e dy. Pastaj Adajahu, biri i Jerohamit, të birit të Pelaliahut, të birit të Amciut, të birit të Zakarisë, të birit të Pashhurit, të birit të Malkjahut,
13bashkë me vëllezërit e tij kryefamiljarë. Ata ishin dyqind e dyzet e dy. Pastaj Amashai, biri i Azarelit, të birit të Ahzajit, të birit të Meshilemotit, të birit të Imerit,
14bashkë me vëllezërit e tyre të fortë e trima. Ata ishin njëqind e njëzet e tetë. Mbikëqyrësi i tyre ishte Zabdieli, biri i Hagdolimit.
15Prej levitëve ishin Shemajahu, biri i Hashubit, të birit të Azrikamit, të birit Hashabiahut, të birit të Buniut;
16Shabetai e Jozabadi, prej krerëve të levitëve, të cilët kishin marrë përsipër punimet e jashtme të tempullit të Perëndisë;
17Matanjahu, biri i Mikahut, të birit të Zabdiut, të birit të Asafit, i cili kryesonte lutjen e falënderimit; Bakbukiahu, i dyti prej vëllezërve, dhe Abdai, biri i Shamuait, të birit të Galalit, të birit të Jedutunit.
18Levitët e pranishëm në qytetin e shenjtë ishin gjithsej dyqind e tetëdhjetë e katër.
19Derëtarët ishin Akubi, Talmoni dhe vëllezërit e tyre. Ata ruanin portat dhe ishin gjithsej njëqind e shtatëdhjetë e dy.
20Pjesa tjetër e Izraelit, e priftërinjve dhe e levitëve u vendosën në të gjitha qytetet e Judës, secili në trashëgiminë e vet.
21Shërbestarët banonin në Ofel. Përgjegjësit e shërbestarëve ishin Cihai e Gishpai.
22Mbikëqyrësi i levitëve në Jerusalem ishte Uziu, biri i Baniut, të birit të Hashabiahut, të birit të Matanjahut, të birit të Mikait, njërit prej pasardhësve të Asafit, të cilët ishin këngëtarët e caktuar për t'u marrë me punët e tempullit të Perëndisë,
23sepse mbreti u kishte dhënë urdhër e porosi këngëtarëve për veprimtarinë e përditshme.
24Petahiahu, biri i Meshezabelit, njërit prej bijve të Zerahut, të birit të Judës, ishte mëkëmbësi i mbretit për të gjitha çështjet e popullit.
Gjendja jashtë Jerusalemit25Për sa u përket fshatrave me fushat e tyre, disa prej bijve të Judës u vendosën në Kirjat Arba e në rrethinat e tij; në Dibon e në rrethinat e tij; në Jekabcel e në fshatrat e tij;
26në Jeshua, në Moladah, në Bet Pelet,
27në Hacar Shual, në Bershebë e në rrethinat e saj,
28në Ciklag, në Mekonah e në rrethinat e tij,
29në En Rimon, në Corah, në Jarmuth,
30në Zanoah, në Adulam e në fshatrat e tyre, në Lakish e në fushat e tij, në Azekah e në rrethinat e tij. Ata e vunë fushimin nga Bersheba deri në luginën e Hinomit.
31Pasardhësit e Benjaminit u vendosën në Gebë, në Mikmas, në Ajah, në Betel e në rrethinat e tij,
32në Anatot, në Nob, në Ananiah,
33në Hacor, në Ramah, në Gitaim,
34në Hadid, në Ceboim, në Nebalat,
35në Lod, në Ono, që është Ge Harashimi.
36Një pjesë e levitëve të Judës u bashkuan me Benjaminin.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.