Isaia 20 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Kundër Egjiptit dhe Etiopisë

1Në vitin kur Sargoni, mbreti i Asirisë, dërgoi në Ashdod një kryekomandant, ai e sulmoi Ashdodin dhe e pushtoi.

2Në atë kohë Zoti foli përmes Isaisë, birit të Amosit, e tha: «Shko, hiq grathoren nga ijët e zbath sandalet nga këmbët». Dhe ashtu bëri, eci lakuriq e zbathur.

3Atëherë Zoti tha: «Ashtu si shërbëtori im, Isaia, eci lakuriq e këmbëzbathur për tre vjet, si shenjë e si paralajmërim për Egjiptin e për Kushin,

4ashtu do t'i degdisë edhe mbreti i Asirisë robërit e Egjiptit, bashkë me të dëbuarit e Kushit, të rinj e pleq, lakuriq, të zbathur e me vithet jashtë, për turp të Egjiptit.

5Atëherë do të tmerrohen e do të turpërohen për shkak të Kushit, shpresës së tyre, e për shkak të Egjiptit, krenarisë së tyre.

6Atë ditë banorët e këtij bregdeti do të thonë: “Ja, kjo ishte shpresa jonë, vendi ku u strehuam për të gjetur ndihmë e për të shpëtuar prej mbretit të Asirisë. Po tani, si do të shpëtojmë?”».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help