Jeremia 43 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Jeremia në Egjipt

1Kur Jeremia përfundoi së thëni para mbarë popullit të gjitha fjalët e Zotit, Perëndisë së tyre, të gjitha ato fjalë me të cilat Zoti, Perëndia i tyre, e kishte dërguar tek ata,

2Azarjahu, biri i Hoshajahut, Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë burrat kryeneçë i thanë Jeremisë: «Po na tregon gënjeshtra. Nuk të dërgoi Zoti, Perëndia ynë, për të na thënë: “Mos shkoni në Egjipt për të banuar atje”,

3por Baruku, biri i Neriahut, të dërgoi kundër nesh, për të na lënë në dorë të kaldenjve, që të na vrasin e të na shpërngulin në Babiloni».

4Johanani, biri i Kareahut, të gjithë prijësit ushtarakë e mbarë populli nuk e dëgjuan zërin e Zotit për të ndenjur në tokën e Judës.

5Atëherë Johanani, biri i Kareahut, bashkë me të gjithë prijësit ushtarakë, mblodhën të gjithë pjesën e mbetur të popullit të Judës, që ishin kthyer për të banuar në tokën e Judës nga të gjitha kombet ku kishin qenë të dëbuar,

6burrat, gratë, fëmijët, bijat e mbretit e këdo që Nebuzaradani, kryerojtari, kishte lënë me Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit, përfshirë profetin Jeremi e Barukun, birin e Neriahut.

7Ata shkuan në dheun e Egjiptit, se nuk e dëgjuan zërin e Zotit, e mbërritën në Tahpanhes.

8Atëherë fjala e Zotit iu drejtua Jeremisë në Tahpanhes:

9«Merr në dorë gurë të mëdhenj e mbuloji me llaç, në shtrojën që gjendet në hyrje të pallatit të faraonit, në Tahpanhes, para syve të judenjve.

10Pastaj thuaju: kështu thotë Zoti i ushtrive, Perëndia i Izraelit: ja, do të dërgoj e të marr Nabukodonosorin, mbretin e Babilonisë, shërbëtorin tim, dhe do ta vendos fronin e tij mbi këta gurë, që mbulova, e mbi ta ai do të shtrijë tendën e vet.

11Ai do të vijë e do ta godasë tokën e Egjiptit, që të vdesin ata që janë për vdekje, të robërohen ata që janë për robërim e të theren me shpatë ata që janë për shpatë.

12Ai do t'u vërë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit, do t'i djegë e do t'i robërojë. Ai do ta pastrojë dheun e Egjiptit siç pastron bariu gunën nga pleshtat e do të shkojë që andej i kënaqur.

13Do t'i copëtojë përmendoret e tempullit të diellit në dheun e Egjiptit dhe do t'u vërë zjarrin tempujve të perëndive të Egjiptit».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help