Psalmet 9 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit, për zëra të lartë. Psalm i Davidit.

Alef

2Të përlëvdoj me gjithë zemër, o Zot,

dhe tërë veprat e tua të mrekullueshme rrëfej.

3Me ty gëzohem e ngazëllohem

dhe emrit tënd i këndoj, o i Tejlartë!

Bet

4Kur tërhiqen pas,

armiqtë e mi pengohen

e zhduken nga prania jote.

5Se ti i dhe të drejtë çështjes sime,

i ulur në fron si gjykatës i drejtë.

Gimel

6Kombet i qortove,

të paudhët i shkatërrove

dhe emrin e tyre përgjithmonë e fshive.

7Armiqtë morën fund, u rrënuan përjetë;

qyteteve u vure plojën,

askush nuk i kujton.

He

8Por Zoti qëndron përjetë,

e ka gatitur fronin për gjykim.

9Botën do ta gjykojë me drejtësi

e popujt me paanësi.

Vau

10 Zoti është strehë për të shtypurit,

strehë në kohë të vështira.

11Ata që e njohin emrin tënd

kanë besim te ti,

se ti, o Zot,

nuk i braktis ata që të kërkojnë.

Zain

12Këndojini Zotit që banon në Sion,

shpalluni popujve veprat e tij.

13Se ai që ndëshkon gjakatarët u kujtua

dhe klithmën e skamnorëve nuk e harroi.

Het

14Mëshiromë, o Zot,

që prej portave të vdekjes më shpëton.

Shiko si më poshtëruan ata që më urrejnë,

15që tërë lavditë e tua të shpall

dhe te portat e Sionit

të ngazëllej për shpëtimin tënd.

Tet

16Kombet ranë në gropën që hapën vetë,

laku që vetë e vunë ua zuri këmbën.

17 Zoti e dëfteu veten dhe bëri drejtësi,

e zuri të paudhin në grackën që vetë kishte ngritur. higajon selah

Jod

18Në skëterrë rënçin të paudhët,

mbarë ato kombe që harrojnë Perëndinë.

Kaf

19Se nevojtari nuk do të harrohet kurrë,

dhe shpresa e fatkeqëve nuk do të humbë asnjëherë.

20Ngrihu, o Zot,

që të mos dalë më i fortë njeriu,

që kombet të gjykohen prej teje.

21Tmerroji, o Zot!

Kombet ta dinë mirë

se janë vetëm njerëz. selah

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help