Ezekieli 15 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Shëmbëlltyra e vreshtit

1Fjala e Zotit m'u drejtua e më tha:

2«Bir i njeriut, ç'epërsi ka bima e hardhisë mbi çdo bimë, shermendi që gjendet mes bimëve të pyllit?

3A nxirret dru prej saj, për të bërë zeje? A nxjerrin ndonjë pykë prej saj, për të varur në të ndonjë vegël?

4Ja, hidhet për të ushqyer zjarrin. Zjarri ia përpin të dy skajet, edhe mesi i përcëllohet. A duhet vallë për zeje?

5Ja, as kur ishte i plotë nuk bënte për zeje, mos do të bëjë për zeje pasi ta përpijë e ta përcëllojë zjarri?

6Prandaj kështu thotë Zoti im, Zoti: siç e hedh drurin e hardhisë, ndër drunjtë e pyllit, për të ushqyer zjarrin, kështu i kam hedhur tej banorët e Jerusalemit.

7Do ta kthej kundër tyre fytyrën time. Edhe pse i shpëtuan zjarrit, zjarri do t'i përpijë e ju do ta merrni vesh se unë jam Zoti, pasi të kthej fytyrën time kundër tyre.

8Ndërsa tokën do ta bëj të shkretë, sepse vepruan me pabesi, kumton Zoti im, Zoti».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help