Jozuehu 19 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Trojet e Simeonit

1Pjesa e dytë i ra me short fisit të Simeonit. Tokat e pasardhësve të Simeonit shtriheshin, sipas klaneve, brenda pronës së pasardhësve të Judës.

2Pronë e tyre ishin Bersheba, Sheba, Moladahu,

3Hacar Shuali, Balahu, Ecemi,

4Eltoladi, Betuli, Hormahu,

5Ciklagu, Bet Markaboti, Hacar Susahu,

6Bet Lebaoti e Sharuheni, gjithsej trembëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

7Kishin për pronë edhe Ajinin, Rimonin, Eterin e Ashanin, gjithsej katër qytete me fshatrat përreth,

8si edhe të gjithë fshatrat që ndodheshin pranë këtyre qyteteve deri në Baalat Ber e Ramat Negev. Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Simeonit, sipas klaneve.

9Pjesa e pasardhësve të Simeonit u mor nga pjesa e pasardhësve të Judës, sepse pjesa e tyre ishte tepër e madhe për ta. Prandaj prona e pasardhësve të Simeonit është brenda pronës së pasardhësve të Judës.

Trojet e Zabulonit

10Pjesa e tretë u ra me short pasardhësve të Zabulonit, sipas klaneve. Kufiri i pronës së tyre shtrihej deri në Sarid.

11Prej andej kufiri shkonte drejt perëndimit për në Maralah. Arrinte në Dabeshet e në përroin kundruall Jokneamit.

12Nga Saridi kthente drejt lindjes deri në kufijtë e Kislot Taborit. Pastaj shkonte në Daberat e ngjitej drejt Jafias.

13Prej andej shkonte drejt lindjes në Gat Hefer dhe Et Kacin, dilte në Rimon e kthente për në Neah.

14Në veri kufiri kthente drejt Hanatonit e përfundonte në luginën e Iftahelit.

15Trojet e tyre përfshinin Katatin, Nahalalin, Shimronin, Idalahun e Betlehemin, gjithsej dymbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

16Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Zabulonit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.

Trojet e Isaharit

17Pjesa e katërt u ra me short pasardhësve të Isaharit, sipas klaneve.

18Kufiri i tyre përfshinte Izrelin, Kesulotin, Shunemin,

19Hafarajimin, Shionin, Anaharatin,

20Rabitin, Kishjonin, Ebecin,

21Remetin, En Ganimin, En Hadahun dhe Bet Pacecin.

22Kufiri i tyre prekte Taborin, Shahacimahun, Bet Shemeshin e përfundonte në Jordan, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

23Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të Isaharit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.

Trojet e Asherit

24Pjesa e pestë u ra me short pasardhësve të fisit të Asherit, sipas klaneve.

25Kufiri i tyre përfshinte Helkatin, Haliun, Betenin, Akshafin,

26Alamelekun, Amadin, Mishalin e mbërrinte në perëndim deri në Karmel e në Shihor Libnat.

27Pastaj kthehej drejt perëndimit për në Bet Dagon e mbërrinte në Zabulon e në luginën e Iftahelit. Më pas ngjitej drejt veriut deri në Bet Emek e në Nejel. Prej andej kufiri arrinte në të majtë të Kabulit,

28në Evron, në Rehob, në Hamon, në Kanë e deri në Sidonin e Madh.

29Pastaj kufiri kthente drejt Ramahut e shkonte deri në qytetin e fortifikuar të Tirit, kthente përsëri në drejtim të Hosahut e përfundonte në det. Përfshinte Mehebelin, Akzibin,

30Umahun, Afekun dhe Rehobin, gjithsej njëzet e dy qytete me fshatrat përreth.

31Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Asherit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.

Trojet e Neftaliut

32Pjesa e gjashtë u ra me short pasardhësve të Neftaliut, sipas klaneve.

33Kufiri i tyre fillonte nga Helefi e nga dushku i Cananimit, kalonte nga Adami Nekebi, Jabneli, Lakumi e përfundonte në Jordan.

34Pastaj kufiri kthente nga perëndimi drejt Aznot Taborit e prej andej shkonte në Hukok, prekte Zabulonin nga jugu e Asherin nga perëndimi. Juda e Jordani ishte kufiri lindor.

35Qytetet e tyre të fortifikuara ishin Cidimi, Ceri, Hamati, Rakati, Kinereti,

36Adamahu, Ramahu, Hacori,

37Kedeshi, Edreji, En Hacori,

38Ironi, Migdal Eli, Horemi, Bet Anati e Bet Shemeshi, gjithsej nëntëmbëdhjetë qytete me fshatrat përreth.

39Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Neftaliut, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.

Trojet e Danit

40Pjesa e shtatë u ra me short pasardhësve të fisit të Danit.

41Kufiri i pronës së tyre përfshinte Corahun, Eshtaolin, Ir Shemeshin,

42Shalabin, Ajalonin, Itlahun,

43Elonin, Timnahun, Ekronin,

44Eltekehun, Gibetonin, Baalatin,

45Jehudin, Beneberakun, Gat Rimonin,

46Me Jarkonin, Rakonin e krahinën kundruall Jafës.

47Kur pasardhësit e Danit i humbën trojet e tyre, sulmuan Leshemin dhe e pushtuan. Banorët e qytetit i vranë me shpatë, ndërsa vetë qytetin e morën për të banuar në të. Qytetit i vunë emrin e Danit, atit të fisit të tyre.

48Kjo ishte trashëgimia e pasardhësve të fisit të Danit, sipas klaneve. Këto ishin qytetet e fshatrat e tyre.

Pjesa e Jozuehut

49Kur izraelitët përfunduan ndarjen e tokës me short, i dhanë pjesë brenda trojeve të tyre edhe Jozuehut, birit të Nunit,

50sipas urdhrit të Zotit. I dhanë Timnah Serahun në krahinën malore të Efraimit, qytetin që u kishte kërkuar vetë. Jozuehu e ndërtoi qytetin e banoi në të.

51Këto janë trojet që prifti Eleazar, Jozuehu, biri i Nunit, e pleqtë e fiseve u dhanë fiseve të Izraelit me short në Shiloh në prani të Zotit, në hyrje të tendës së takimit. Ndarja e vendit përfundoi.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help