1 Kronikave 26 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Rendi i derëtarëve

1Ky ishte rendi i derëtarëve: për korahitët, Meshelemjahu, biri i Koreut, prej bijve të Asafit;

2për bijtë e Meshelemjahut, Zakaria i pari, Jediaeli i dyti, Zebadjahu i treti, Jatnieli i katërti,

3Elami i pesti, Jehohanani i gjashti, Eliehoenai i shtati;

4dhe për bijtë e Obed Edomit, Shemajahu, i parëlinduri, Jehozabadi i dyti, Joahu i treti, Sahari i katërti, Netaneli i pesti,

5Amieli i gjashti, Isahari i shtati, Peuletai i teti, sepse Perëndia e kishte bekuar.

6Shemajahut, birit të tij, i lindën bij, të cilët e udhëhoqën fisin e vet, sepse ishin trima të fortë.

7Bijtë e Shemajahut ishin Otniu, Refaeli, Obedi dhe Elzabadi, me vëllezërit e tyre Elihuin e Semakiahun, burra të fortë.

8Të gjithë këta ishin pasardhësit e Obed Edomit, me bijtë dhe vëllezërit e tyre, burra të fortë, të aftë për shërbim. Nga Obed Edomi ishin gjithsej gjashtëdhjetë e dy.

9Meshelemjahu pati bij e vëllezër të fortë, gjithsej tetëmbëdhjetë.

10Hosahu, njëri prej bijve të Merarit, pati për bij Shimriun, të parëlindurin, të cilin e caktoi kryetar fisi.

11Hilkiahu ishte i dyti, Tebaliahu i treti, Zakaria i katërti, gjithsej bijtë dhe vëllezërit e Hosahut ishin trembëdhjetë.

12Këto rende derëtarësh e burrat që u prinin kishin të njëjtat detyra si vëllezërit e tyre për shërbimin në tempullin e Zotit.

13Hodhën short i vogël e i madh sipas fiseve, për secilën derë.

14Për lindjen i ra shorti Shelemiahut. Hodhën short edhe për Zakarinë, birin e tij, këshilltar i mençur, të cilit i ra për short veriu.

15Obed Edomit i ra jugu, ndërsa bijve të tij i ranë qilarët.

16Shupimit e Hosahut u ra perëndimi me derën e Shaleketit, në rrugën e përpjetë. Ishin rojë më rojë.

17Në lindje ishin caktuar gjashtë levitë çdo ditë; në veri katër çdo ditë; në jug katër çdo ditë; si edhe nga dy te qilarët.

18Te vrojtorja perëndimore ishin katër në rrugë e dy në vrojtore.

19Këto ishin rendet e derëtarëve për bijtë e Koreut e për bijtë e Merarit.

Nëpunësit e tjerë

20Levitët, vëllezërit e tyre, kujdeseshin për thesaret e tempullit të Perëndisë dhe për thesaret e sendeve të shenjtëruara.

21Bijtë e Ladanit, bijtë e gershonitëve, që i përkisnin Ladanit, kryefamiljarët, që i përkisnin Ladan Gershonitit, ishin jehielitët.

22Bijtë e Jehielit, Zetami e Joeli, vëllai i tij, ishin kujdestarë të thesareve të shtëpisë së Zotit.

23Për amramitët, icharitët, hebronitët e uzielitët,

24përgjegjësi i thesarëve ishte Shebueli, biri i Gershomit, të birit të Moisiut.

25Vëllezërit e tij, prej Eliezerit, ishin biri i tij Rehabiahu, që pati për bir Isainë, që pati për bir Joramin, që pati për bir Zikriun, që pati për bir Shelomotin.

26Ky, Shelomoti, dhe vëllezërit e tij, ishin përgjegjës për të gjitha thesaret e sendeve të shenjtëruara, që kishin kushtuar mbreti David, kryetarët e fiseve, kryemijësit, kryeqindësit e prijësit e ushtrisë.

27Ata kushtuan për mirëmbajtjen e tempullit të Zotit edhe pjesë nga preja e luftës, nga plaçkat e tjera

28dhe nga gjithçka kishin kushtuar vegimtari Samuel, Sauli, biri i Kishit, Abneri, biri i Nerit e Joabi, biri i Cerujahut. Të gjitha kushtimet ishin nën kujdesin e Shelomotit dhe të vëllezërve të tij.

29Për icharitët, Kenanjahu e bijtë e tij u caktuan si përgjegjës për punët e jashtme të Izraelit, si nëpunës e gjyqtarë.

30Për hebronitët u caktuan Hashabiahu e vëllezërit e tij, një mijë e shtatëqind trima, të mbikëqyrnin Izraelin nga ana perëndimore e Jordanit, për punët e Zotit e në shërbim të mbretit.

31Sa për hebronitët, Jerjahu ishte kreu i hebronitëve për secilin brez të fisit. Në vitin e dyzetë të mbretërimit të Davidit u bënë kërkime dhe u gjetën mes tyre trima të fortë në Jazer Gilead.

32Vëllezërit e tij, dy mijë e shtatëqind njerëz të fortë, mbreti David i caktoi përgjegjës për rubenitët, gaditët dhe gjysmën e fisit të manasenjve, për të gjitha punët hyjnore e mbretërore.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help