Fjalët e urta 27 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mos u mburr për nesër,

se nuk e di ç'ndodh sot.

2Le të të lavdërojë tjetërkush, por jo ti veten,

një i huaj po, por jo buzët e tua.

3Guri është i rëndë e rëra peshon,

por më shumë se këto peshon ngucja e të marrit.

4Hidhërimi është mizor e zemërimi shpërthyes,

por kush mund të qëndrojë përballë xhelozisë?

5Më mirë qortimi i hapur,

se dashuria e pashprehur.

6Plagët e mikut janë të vërteta,

puthjet e armikut, të tepruara.

7I ngopuri shkel mbi mjaltë,

të uriturit i duket e ëmbël çdo gjë e hidhur.

8Si zogu që endet larg çerdhes

është endacaku larg vendit të vet.

9Vaji e temjani e ngazëllejnë zemrën,

edhe ëmbëlsia e mikut më shumë se këshilla njerëzore.

10Mos e braktis as mikun tënd, as mikun e atit tënd,

kur të biesh në mjerim, mos shko te shtëpia e vëllait.

Më mirë një mik i afërt, se një vëlla i largët.

11Bëhu i urtë, biri im, e ma gëzo zemrën,

atëherë mund t'ia kthej fjalën atij që më tall.

12Njeriu i kujdesshëm e sheh të keqen e fshihet,

por thjeshtakët vijojnë e ndëshkohen.

13Merrja petkun atij që hyn dorëzanë për të huajin,

mbaje peng për gruan e huaj.

14Kush e bekon me zë të lartë të afërtin herët në mëngjes,

kjo do t'i quhet mallkim.

15Pikimi i pafund në një ditë shiu

dhe gruaja grindavece ngjasojnë.

16Ta ndalësh është si të ndalësh erën,

si të kapësh vajin me dorë.

17Hekuri mprihet me hekur,

njeriu me njeriun.

18Kush ruan fikun, i ha kokrrat,

kush kujdeset për të zotin, do të nderohet.

19Siç pasqyron uji fytyrën,

edhe zemra pasqyron njeriun.

20Siç nuk kanë të ngopur skëterra e humbëtira,

nuk kanë të ngopur as sytë e njeriut.

21Argjendi provohet në shkritore e ari në furrë,

njeriu nga lavdet që i thurin.

22Po ta shtypësh të marrin në shterë, bashkë me grurin që bluan,

prapë nuk do t'i hiqet marrëzia.

23Njihe mirë grigjën tënde,

mbaje mendjen te tufa jote,

24se mbrothësia nuk zgjat përgjithmonë

e as kurora brez pas brezi.

25Sapo të mbarojë sana e të dalë bari,

sa të mblidhet kashta maleve,

26do të kesh qengja për t'u veshur

e dhi sa për të blerë arën,

27shumë qumësht dhish për ushqim,

ushqim për shtëpinë tënde e haje për shërbëtoret e tua.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help