Hosea 12 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1 «Efraimi më rrethon me rrena,

me mashtrime, shtëpia e Izraelit,

por Juda endet me Perëndinë,

me të Shenjtin është besnik».

Faji i Izraelit

2«Efraimi kullot erën, ndjek tufanin,

tërë ditën shumon mashtrimin e dhunën.

Bën marrëveshje me Asirinë,

vajin në Egjipt e çon.

3E padit Zoti Judën,

Jakobin e ndëshkon për udhët e tij

e veprat do t'ia shpërblejë.

4Që në bark e kapi të vëllanë prej thembre,

me Perëndinë u ndesh kur u bë burrë.

5U rrok me engjëllin e fitoi,

vajtoi e mëshirë kërkoi.

Në Betel Perëndia e gjeti

e me të atje foli.

6 Zot, Perëndia i ushtrive,

Zot është emri i tij.

7Kthehu, pra, te Perëndia yt,

mbaje mirësinë e drejtësinë

e prit gjithmonë për Perëndinë tënd.

8Tregtar me peshore që rren në dorë,

mashtrimin dëshiron.

9Por Efraimi thotë:

“U bëra pasanik,

pasuri gjeta për vete.

E në asnjë prej punëve të mia,

s'do të gjendet faj a mëkat”.

10Por unë, Zoti, jam Perëndia yt,

që në tokën e Egjiptit.

Do të të vendos sërish në tendë,

si në ditët e të kremtes.

11Unë u fola profetëve,

vegimet i shumova unë.

Me shëmbëlltyra fola përmes tyre.

12Sa për Gileadin, ai është fajtor,

ata janë krejt të pavlerë.

Në Gilgal flijojnë qe,

altarët e tyre janë si pirgje gurësh

nëpër hullitë e arës.

13Ia mbathi Jakobi për në tokën e Aramit,

Izraeli u bë shërbëtor për një grua,

për një grua u bë bari.

14Me anë të një profeti

Zoti e nxori Izraelin nga Egjipti,

me anë të një profeti edhe e ruajti.

15Efraimi nxori vrer,

ndaj gjakun e derdhur

Zoti i tij do t'ia kërkojë

e poshtërsinë do t'ia shpërblejë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help