1Benjaminit i lindi Belai, i parëlinduri, Ashbeli, i dyti, Ahrahu, i treti,
2Nohahu, i katërti e Rafai, i pesti.
3Belai pati për bij Adarin, Gerain, Abihudin,
4Abishuain, Namanin, Ahoahun,
5Gerain, Shefufanin e Huramin.
6Bijtë e Ehudit, krerët e fiseve të banorëve të Gebës, që u dëbuan në Manahat, ishin këta:
7Namani, Ahijahu e Gerai, që u shpërngul e lindi Uzain e Ahihudin.
8Shaharaimit i lindën fëmijë në trojet e Moabit, pasi kishte dëbuar Hushimën e Baranë, gratë e veta.
9Nga gruaja e vet, Hodesha, i lindën Jobabi, Cibjai, Meshai, Malkami,
10Jeuci, Sakiahu e Mirmahu. Këta ishin bijtë e tij, krerët e fiseve.
11Nga Hushima i lindën Abitubi dhe Elpali.
12Bijtë e Elpalit ishin Eberi, Mishami e Shemedi, i cili ndërtoi Ononë e Lodin me rrethina,
13Berjahu e Shemai, krerë të fiseve të banorëve të Ajalonit, që u dhanë arratinë banorëve të Gatit,
14Ahijoi, Shashaku e Jeremoti.
15Zebadjahu, Aradi, Ederi,
16Mikaeli, Ishpahu e Johai ishin bijtë e Berjahut.
17Zebadjahu, Meshulami, Hizkiu, Heberi,
18Ishmerai, Izlijahu e Jobabi ishin bijtë e Elpalit.
19Jakimi, Zikriu, Zabdiu,
20Elienai, Ciletai, Elieli,
21Adajahu, Berajahu e Shimrati ishin bijtë e Shimeit.
22Ishpani, Eberi, Elieli,
23Abdoni, Zikriu, Hanani,
24Hananiahu, Elami, Antotjahu,
25Ifdejahu e Penueli ishin bijtë e Shashakut.
26Shamsherai, Sheharjahu, Ataljahu,
27Jareshjahu, Elia e Zikriu ishin bijtë e Jerohamit.
28Këta qenë krerët e fiseve sipas breznive. Këta krerë banonin në Jerusalem.
29Në Gibeon banonte i ati i Gibeonit dhe gruaja e tij që quhej Maka.
30Biri i tij i parëlindur ishte Abdoni, pastaj Curi, Kishi, Baali, Nadabi,
31Gedori, Ahijoi e Zekeri.
32Miklotit i lindi Shimeahu. Edhe këta, sikurse të vëllezërit, banonin në Jerusalem me vëllezërit e vet.
33Nerit i lindi Kishi, Kishit i lindi Sauli, Saulit i lindi Jonatani, Malkishuai, Abinadabi dhe Eshbaali.
34Jonatani pati për bir Merib Baalin dhe Merib Baalit i lindi Mikahu.
35Bijtë e Mikahut ishin Pitoni, Meleku, Tareai e Ahazi.
36Ahazit i lindi Jehoadahu, Jehoadahut i lindi Alemeti, Azmaveti e Zimriu. Zimriut i lindi Mocai.
37Mocait i lindi Bineai, që pati për bir Rafahun, që pati për bir Eleasahun, që pati për bir Acelin.
38Aceli pati gjashtë bij. Emrat e tyre janë këta: Azrikami, Bokerui, Ishmaeli, Shearjahu, Abdia e Hanani. Të gjithë këta ishin bijtë e Acelit.
39Bijtë e Eshekut, vëllait të tij, Ulami, i parëlinduri, Jeushi, i dyti, Elifeleti, i treti.
40Bijtë e Ulamit ishin burra të fortë, trima e harkëtarë. Ata kishin shumë fëmijë e nipa, njëqind e pesëdhjetë. Të gjithë këta ishin bijtë e Benjaminit.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.