Hebrenjve 1 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Nëpërmjet Birit

1Në të shkuarën, Perëndia u ka folur etërve tanë shpeshherë dhe në mënyra të ndryshme nëpërmjet profetëve,

2ndërsa këto kohët e fundit na foli nëpërmjet Birit. Nëpërmjet tij Perëndia ka krijuar gjithësinë dhe atë e ka caktuar trashëgimtar të gjithçkaje.

3Biri është shkëlqimi i lavdisë së Perëndisë, shprehja e plotë e qenies së tij dhe ai që mban gjithçka me fuqinë e fjalës së tij.

Pasi na pastroi nga mëkatet, ai u ul në qiell në të djathtë të Perëndisë së madhërishëm.

4Ai u bë më i madh se engjëjt, aq sa ç'ishte më madhështor emri që trashëgoi nga Perëndia.

Biri më lart se engjëjt

5Dhe vërtet, Perëndia nuk i ka thënë kurrë ndonjë engjëlli:

ti je Biri im,

të kam lindur sot.

As nuk ka thënë për ndonjërin:

unë do të jem për të Atë

e ai do të jetë për mua Bir.

6Kur Perëndia do të dërgonte në botë Birin e tij të parëlindur, tha:

le ta adhurojnë

të gjithë engjëjt e Perëndisë.

7Ndërsa për engjëjt tha:

Perëndia i bën engjëjt e tij

si era

dhe shërbyesit e tij

si flaka e zjarrit.

8Për Birin ka thënë:

froni yt, o Perëndi,

mbetet në shekuj të shekujve

dhe skeptri i drejtësisë

është skeptri i mbretërisë sate.

9 E ke dashur drejtësinë

dhe e ke urryer paudhësinë.

Prandaj, Perëndia yt, o Perëndi,

të vajosi mes shokëve të tu,

me vajin e gëzimit.

10Ka thënë edhe:

ti, o Zot,

në fillim e themelove tokën

dhe vepër e duarve të tua

janë qiejt.

11 Ata do të zhduken,

ndërsa ti do të mbetesh.

Të gjithë do të vjetrohen si rrobë.

12 Do t'i mbështjellësh si petk

e do t'i ndërrosh si rrobë,

ndërsa ti do të mbetesh po ai

dhe vitet e tua nuk do të perëndojnë.

13Perëndia nuk i tha kurrë ndonjë engjëlli:

ulu në të djathtën time,

derisa t'i vë armiqtë e tu

si shtrojë të këmbëve të tua.

14A nuk janë, pra, të gjithë engjëjt shpirtra shërbestarë që Perëndia i ka dërguar për t'u shërbyer atyre që do të trashëgojnë shpëtimin?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help