1 Kronikave 25 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Rendi i muzikantëve

1Davidi e prijësit e ushtrisë caktuan për shërbesën bijtë e Asafit, të Hemanit e të Jedutunit. Ata profetizonin me lira, harpa e cimbale. Ky është numërimi i njerëzve që duhej të kryenin shërbesën:

2për bijtë e Asafit, Zakuri, Jozefi, Netanjahu e Asarelahu. Bijtë e Asafit ishin nën drejtimin e Asafit, i cili ishte nën drejtimin e mbretit.

3Për Jedutunin, Gedaliahu, Ceriu, Isaia, Shimei, Hashabiahu e Matitjahu, bijtë e Jedutunit; gjashtë vetë nën drejtimin e atit të tyre Jedutunit, të cilët profetizonin me harpë, për të falënderuar e lavdëruar Zotin;

4dhe për Hemanin, bijtë e Hemanit, Bukjahu, Matanjahu, Uzieli, Shebueli e Jerimoti, Hananiahu, Hananiu, Eliatahu, Gidaltiu e Romamtiezeri, Joshbekashahu, Malotiu, Hotiri e Mahazioti.

5Të gjithë këta ishin bijtë e Hemanit, vegimtarit të mbretit, sipas premtimit që i kishte bërë Perëndia se do ta lartësonte, sepse Perëndia i kishte falur Hemanit katërmbëdhjetë bij e tri bija.

6Këta ishin të gjithë nën drejtimin e të atit. Këndonin në tempullin e Zotit me cimbale, harpa e lira, për shërbesën në tempullin e Perëndisë, nën drejtimin e mbretit. Asafi, Jedutuni, Hemani

7dhe numri i vëllezërve të tyre, që kishin mësuar të këndonin për Zotin, ishte dyqind e tetëdhjetë e tetë.

8Për rendin e shërbesës hodhën short i madh e i vogël, mësues e nxënës.

9Shorti i parë, për Asafin, i ra Jozefit; i dyti, Gedaliahut, vëllezërve e bijve e tij, gjithsej dymbëdhjetë;

10i treti, Zakurit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

11i katërti, Jecerit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

12i pesti, Netanjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

13i gjashti, Bukjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

14i shtati, Jesarelahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

15i teti, Isaisë, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

16i nënti, Matanjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

17i dhjeti, Shimeit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

18i njëmbëdhjeti, Azarelit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

19i dymbëdhjeti, Hashabiahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

20i trembëdhjeti, Shubaelit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

21i katërmbëdhjeti, Matitjahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

22i pesëmbëdhjeti, Jeremotit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

23i gjashtëmbëdhjeti, Hananiahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

24i shtatëmbëdhjeti, Joshbekashahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

25i tetëmbëdhjeti, Hananiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

26i nëntëmbëdhjeti, Malotiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

27i njëzeti, Eliatahut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

28i njëzetenjëti, Hotirit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

29i njëzetedyti, Gidaltiut, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

30i njëzetetreti, Mahaziotit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë;

31dhe i njëzetekatërti, Romamtiezerit, bijve e vëllezërve të tij, gjithsej dymbëdhjetë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help