1Këta janë mbretërit e vendit, që izraelitët e pushtuan dhe e morën për pronë në bregun lindor të Jordanit, nga përroi i Arnonit deri në malin Hermon e në krahinën lindore të Arabahut.
2Sihoni ishte mbreti i amoritëve. Ai banonte në Heshbon e sundonte nga Aroeri, ndërtuar në breg të përroit të Arnonit, nga gjysma e luginës së përroit e nga gjysma e Gileadit, deri në luginën e Jabokut, në kufi me bijtë e Amonit.
3Ai sundonte edhe krahinën lindore të Arabahut, nga deti i Kineretit deri në detin e Arabahut, deti i Kripur, nga rruga për në Bet Jeshimot deri në shpatet e Pisgahut në jug.
4Ogu ishte mbreti i Bashanit dhe një prej refaitëve të fundit. Ai banonte në Ashtarot e në Edrej
5dhe sundonte malin Hermon, Salkahun e tërë Bashanin, deri në kufi me geshuritët, makatitët e me gjysmën e Gileadit, në kufijtë e Sihonit, mbretit të Heshbonit.
6Moisiu, shërbëtori i Zotit, bashkë me izraelitët, i mundi ata dhe tokën e tyre ia dha si trashëgimi fisit të Rubenit, fisit të Gadit e gjysmës së fisit të Manaseut.
Mbretërit në perëndim të Jordanit7Këta janë mbretërit e vendit që, Jozuehu dhe izraelitët e pushtuan në bregun perëndimor të Jordanit, nga Baal Gadi në luginën e Libanit deri në malin Halak, që shtrihet drejt Seirit. Jozuehu ia dha për trashëgimi fiseve të Izraelit, secilit pjesën e vet,
8krahinën malore e ultësirën e Arabahut, shpatet e shkretëtirën e Negevit, vendin e hititëve, amoritëve, kananitëve, perizitëve, hivitëve dhe jebusitëve.
9Mbretërit e atij vendi, nga një sipas qyteteve, janë: mbreti i Jerikosë, mbreti i Ajit, përbri Betelit,
10mbreti i Jerusalemit, mbreti i Hebronit,
11mbreti i Jarmuthit, mbreti i Lakishit,
12mbreti i Eglonit, mbreti i Gezerit,
13mbreti i Debirit, mbreti i Gederit,
14mbreti i Hormahut, mbreti i Aradit,
15mbreti i Libnahut, mbreti i Adulamit,
16mbreti i Makedasë, mbreti i Betelit,
17mbreti i Tapuahut, mbreti i Heferit,
18mbreti i Afekut, mbreti i Sharonit,
19mbreti i Madonit, mbreti i Hacorit,
20mbreti i Shimron Meronit, mbreti i Akshafit,
21mbreti i Tanakut, mbreti i Megidosë,
22mbreti i Kedeshit, mbreti i Jokneamit në Karmel,
23mbreti i Dorit, në lartësitë e Dorit, mbreti i Gojimit në Gilgal
24e mbreti i Tircahut, gjithsej tridhjetë e një mbretër.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.