1Në ditën e parë të muajit të dytë, në vitin e dytë të daljes nga toka e Egjiptit, Zoti i foli Moisiut në shkretëtirën e Sinait, në tendën e takimit e i tha:
2«Numërojeni tërë bashkësinë e Izraelit sipas klaneve e familjeve të etërve, duke shënuar një për një emrat e çdo mashkulli
3që është njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë. Ti dhe Aroni shënojini sipas njësive ushtarake.
4Me ju të jetë edhe prijësi i çdo fisi.
5Këta janë emrat e tyre: nga fisi i Rubenit, Elicuri, biri i Shedeurit;
6nga fisi i Simeonit, Shelumieli, biri i Curishadait;
7nga fisi i Judës, Nahshoni, biri i Aminadabit;
8nga fisi Isaharit, Netaneli, biri i Cuarit;
9nga fisi i Zabulonit, Eliabi, biri i Helonit;
10për bijtë e Jozefit: nga fisi i Efraimit, Elishamai, biri i Amihudit; nga fisi i Manaseut, Gamalieli, biri i Pedahcurit;
11nga fisi i Benjaminit, Abidani, biri i Gideonit;
12nga fisi i Danit, Ahiezeri, biri i Amishadait;
13nga fisi i Asherit, Pagieli, biri i Okranit;
14nga fisi i Gadit, Eliasafi, biri i Deuelit;
15dhe nga fisi i Neftaliut, Ahirai, biri i Enanit».
16Këta u përzgjodhën nga bashkësia e ishin prijës të fiseve përkatëse e kryetarë të shtëpive të Izraelit.
17Moisiu e Aroni i morën me vete këta burra që ishin caktuar me emër.
18Në ditën e parë të muajit të dytë, ata mblodhën tërë bashkësinë dhe shënuan, sipas klaneve e familjeve të etërve, emrat e kujtdo që ishte njëzet vjeç e sipër.
19Atëherë Moisiu i shënoi në shkretëtirën e Sinait ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti.
20Bijtë e Rubenit, të parëlindurit të Izraelit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
21dolën dyzet e gjashtë mijë e pesëqind.
22Bijtë e Simeonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
23dolën pesëdhjetë e nëntë mijë e treqind.
24Bijtë e Gadit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
25dolën dyzet e pesë mijë e gjashtëqind e pesëdhjetë.
26Bijtë e Judës, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
27dolën shtatëdhjetë e katër mijë.
28Bijtë e Isaharit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
29dolën pesëdhjetë e katër mijë e katërqind.
30Bijtë e Zabulonit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
31dolën pesëdhjetë e shtatë mijë e katërqind.
32Bijtë e Jozefit, nga bijtë e Efraimit sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
33dolën dyzet mijë e pesëqind.
34Nga bijtë e Manaseut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
35dolën tridhjetë e dy mijë e dyqind.
36Bijtë e Benjaminit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
37dolën tridhjetë e pesë mijë e katërqind.
38Bijtë e Danit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
39dolën gjashtëdhjetë e dy mijë e shtatëqind.
40Bijtë e Asherit, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar me emër, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
41dolën dyzet e një mijë e pesëqind.
42Bijtë e Neftaliut, sipas breznive, klaneve e familjeve të etërve, tërë meshkujt e shënuar, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
43dolën pesëdhjetë e tre mijë e katërqind.
44Ky është regjistri që u përpilua nga Moisiu, Aroni dhe prijësit e Izraelit. Ata ishin dymbëdhjetë, një përfaqësues për çdo fis.
45Numri i tërë izraelitëve, sipas familjeve të etërve, njëzet vjeç e sipër, në moshë për luftë,
46doli gjashtëqind e tri mijë e pesëqind e pesëdhjetë.
47Fisi i levitëve nuk u regjistrua bashkë me ta,
48sepse Zoti i kishte thënë Moisiut:
49«Mos e numëro fisin e Levit e mos e përfshi në numërimin e izraelitëve.
50Ata caktoji përgjegjës për tendën e dëshmisë dhe për gjithçka që është në të. Ata do të mbartin tendën dhe tërë enët përkatëse. Do të shërbejnë në tendë e do të banojnë përreth saj.
51Kur tenda të ngrihet për udhë apo të ngulet në fushim, do të jenë levitët ata që do ta bëjnë gati. Kushdo tjetër që i afrohet do të vdesë.
52Izraelitët të fushojnë sipas fushimeve dhe njësive të veta.
53Ndërsa levitët të fushojnë përreth tendës së dëshmisë, që ta ruajnë atë e që zemërimi i Zotit të mos ndizet kundër bashkësisë së izraelitëve».
54Izraelitët bënë gjithçka ashtu siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.