Zakaria 2 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Vegimi i brirëve

1 I ngrita sytë e, ja, pashë katër brirë.

2Atëherë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Çfarë janë këta?». Ai më tha: «Këta janë brirët që shkapërdanë Judën, Izraelin e Jerusalemin».

3Pastaj Zoti më dëftoi katër farkëtarë.

4Atëherë thashë: «Çfarë erdhën të bëjnë këta?». Ai më tha: «Brirët janë ata që shkapërdanë Judën, aq sa nuk kishte njeri të ngrinte kryet, ndërsa farkëtarët kanë ardhur që t'i tmerrojnë e t'i thyejnë brirët e kombeve, të cilët u ngritën kundër tokës së Judës për ta shkapërdarë».

Vegimi i matësit

5Ngrita sytë e, ja, pashë një njeri me konop në dorë

6dhe e pyeta: «Ku po shkon?». Ai më tha: «Të mas Jerusalemin, për të parë sesa i gjatë e i gjerë është».

7Atëherë doli engjëlli që po fliste me mua dhe një engjëll tjetër shkoi për ta takuar.

8Ai i tha: «Nxito t'i thuash këtij djaloshi: “Jerusalemi do të jetë qytet pa mure për shkak të numrit të madh të njerëzve e kafshëve që do të banojnë në të.

9Dhe unë do të jem për të, kumton Zoti, një mur i zjarrtë rreth tij, lavdi mes tij”».

Të shpërngulurit

10«Ikni, ikni nga vendi i veriut, kumton Zoti, se ju kisha shpërndarë nëpër katër anët e dheut, kumton Zoti.

11Ik e shpëto, o Sion, ti që banon te bija e Babilonisë.

12Kështu u thotë kombeve që ju plaçkitën Zoti i ushtrive, lavdia e të cilit më dërgoi: “Kush ju prek, ka prekur beben e syrit tim.

13Ja, po e ngre dorën kundër tyre që të bëhen pre e vetë skllevërve. Kështu do ta dini se më ka dërguar Zoti i ushtrive”.

14“Brohorit e ngazëllohu, o bija e Sionit, se ja do të vij e do të banoj mes jush, kumton Zoti.

15Atë ditë shumë kombe do të mbështeten te Zoti, ata do të bëhen populli i tij e ai do të banojë mes jush. Kështu do ta dini se Zoti i ushtrive më dërgoi te ju.

16Atëherë Zoti do ta bëjë Judën pronë të vetën në tokën e shenjtë dhe Jerusalemin do ta zgjedhë sërish.

17Heshtni para Zotit, tërë ju krijesa, se ai u çua nga banesa e tij e shenjtë!”».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help