Numrat 34 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Ndarja e Kanaanit

1 Zoti i tha Moisiut:

2«Urdhëroji izraelitët e thuaju: “Ja, po hyni në tokën e Kanaanit. Kjo është trashëgimia që do t'ju bjerë për pjesë, toka e Kanaanit me kufijtë e saj:

3kufiri juaj jugor do të shtrihet nëpër shkretëtirën e Cinit, përbri Edomit. Në juglindje kufiri do të nisë nga skaji i detit të Kripur,

4do të kthejë drejt jugut në shpatin e Akrabimit e do të përshkojë Cinin derisa të arrijë në jug të Kadesh Barnesë. Pastaj do të vijojë drejt Hacaradarit e do të arrijë Acmonin.

5Prej Acmonit kufiri do të kthejë drejt luginës së Egjiptit, derisa të dalë në det.

6Në perëndim do të keni për kufi bregun e detit të Madh. Ai do të jetë kufiri perëndimor.

7Kufirin verior caktojeni nga deti i Madh deri në malin Hor.

8Nga mali Hor do të vijoni në Lebo Hamat derisa të arrini në Cedad.

9Pastaj kufiri do të shtrihet nëpër Zifronë derisa të arrijë Hacar Enanin. Ky do të jetë kufiri juaj verior.

10Kufirin lindor caktojeni nga Hacar Enani deri në Shefam.

11Pastaj kufiri të zbresë nga Shefami në Riblah, në anën lindore të Ainit. Prej andej do të vijojë të zbresë derisa të mbërrijë në krahun lindor të detit Kineret.

12Pastaj do të zbresë përgjatë Jordanit derisa të arrijë detin e Kripur. Toka brenda këtyre kufijve do të jetë e juaja”».

13Moisiu i urdhëroi izraelitët: «Kjo është toka që do të trashëgoni me short, toka që Zoti urdhëroi t'u jepet nëntë fiseve e gjysmë,

14sepse fisi i Rubenit, fisi i Gadit e gjysma e fisit të Manaseut e kanë marrë trashëgimin sipas familjeve të etërve.

15Këto dy fise e gjysmë e morën trashëgimin e tyre në anën lindore të Jordanit, kundruall Jerikosë».

Prijësit e fiseve

16Pastaj Zoti i dha Moisiut:

17«Tokën do t'jua ndajnë prifti Eleazar e Jozuehu, biri i Nunit.

18Merr edhe nga një prijës për çdo fis për të ndarë tokën.

19Këta janë emrat e tyre: prej fisit të Judës, Kalebi, biri i Jefunehut;

20prej fisit të Simeonit, Samueli, biri i Amihudit;

21prej fisit të Benjaminit, Elidadi, biri i Kislonit;

22prej fisit të Danit, prijësi Buki, biri i Jogliut;

23prej bijve të Jozefit, për fisin e Manaseut, prijësi Haniel, biri i Efodit;

24prej fisin e Efraimit, prijësi Kemuel, biri i Shiftanit;

25prej fisit të Zabulonit, prijësi Elicafan, biri i Parnakut;

26prej fisit të Isaharit, prijësi Paltiel, biri i Azanit;

27prej fisit të Asherit, prijësi Ahiud, biri i Shelomiut;

28dhe prej fisit të Neftaliut, prijësi Pedahel, biri i Amihudit».

29Këta janë njerëzit që Zoti urdhëroi për t'u ndarë izraelitëve trashëgiminë në tokën e Kanaanit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help