1Mjeshtrit të korit, për tetë korda. Psalm i Davidit.
2Shpëtomë, o Zot, se po zhduket i drejti,
s'ka më besnikë ndër bijtë e njerëzve.
3Njerëzit gënjejnë njëri-tjetrin,
lajkatojnë me buzë, por dyshojnë në zemër.
4 Zoti preftë çdo buzë lajkatare
e çdo gjuhë që flet fjalë të mëdha.
5Sepse ata thonë:
«Jemi të fortë nga goja.
Me buzët që kemi,
kush mund të na sundojë?».
6«Por tani do të ngrihem», thotë Zoti,
«se të varfrit po shtypen,
skamnorët po rënkojnë.
Do t'i shpëtoj nga ai që i bën të gulçojnë».
7Fjalët e Zotit janë fjalë të pastra,
argjend i shkrirë në furrë dheu,
argjend i pastruar shtatë herë.
8Ti, o Zot, e mban fjalën
dhe do t'i shpëtosh nga kjo brezni përherë.
9Të paudhët bredhin anekënd,
sikurse shtohet edhe ndyrësia e njerëzve.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
