Titit 3 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Vazhdo veprat e mira

1Kujtoju besimtarëve t'u nënshtrohen parive e pushtetarëve, të jenë të bindur, të gatshëm për çdo vepër të mirë,

2të mos fyejnë askënd, të jenë të paqtë, të durueshëm dhe të tregojnë butësi me të gjithë njerëzit.

3Dikur edhe ne ishim të marrë, të pabindur, të mashtruar, skllevër të dëshirave e të epsheve të ndryshme. Ne jetonim në ligësi e në smirë, të urryer e duke urryer njëri-tjetrin.

4Por kur u shfaq për njerëzit

mirësia dhe dashuria e Perëndisë,

shpëtimtarit tonë,

5ai na shpëtoi,

jo për shkak të ndonjë vepre drejtësie

që bëmë ne,

por për shkak të mëshirës së tij,

përmes larjes së rilindjes e përtëritjes

që Shpirti i shenjtë kryen në ne.

6Këtë Shpirt të Shenjtë

ai e dikoi mbi ne

pa u kursyer,

përmes Jezu Krishtit,

shpëtimtarit tonë,

7që ne, duke u bërë të drejtë

prej hirit të tij,

të bëhemi trashëgimtarë të jetës së amshuar

që është shpresa jonë.

8Kjo fjalë është e besueshme.

Unë dua që këto gjëra t'i pohosh me siguri, me qëllim që ata që i kanë besuar Perëndisë të përkushtohen për të kryer vepra të mira. Këto gjëra janë të mira dhe të dobishme për njerëzit.

9Por ti shmangu nga bisedat e marra, gjenealogjitë, grindjet e zënkat për ligjin, pasi ato janë të padobishme dhe të kota.

10Shmangu edhe nga përçarësit, pasi t'i kesh qortuar një ose dy herë.

11Ti e di se njerëz të tillë janë çoroditur dhe mëkatojnë duke dënuar veten.

Porosi dhe përshëndetje vetjake

12Kur të dërgoj te ti Artemain ose Tikikun, nxito të vish tek unë në Nikopojë, se kam vendosur ta kaloj dimrin aty.

13Kujdesu për udhëtimin e Zenës, juristit, dhe të Apolonit, që të mos u mungojë asgjë.

14Edhe tanët le të mësojnë t'u kushtohen veprave të mira, që të mund të përballojnë nevojat e ngutshme e që jeta e tyre të jetë e frytshme.

15Të përshëndesin të gjithë ata që janë me mua. Përshëndeti ata që na duan në besim.

Hiri qoftë me ju të gjithë!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help