Jeremia 45 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Premtimi për Barukun

1Fjala që i shpalli profeti Jeremi Barukut, birit të Neriahut, kur ai i shkroi në libër këto fjalë, që i tha Jeremia, në vitin e katërt të Jehojakimit, birit të Josisë, mbretit të Judës:

2«Kështu thotë Zoti, Perëndia i Izraelit, për ty, Baruk:

3ti ke thënë: “Mjerë unë, se Zoti po i shton pikëllimin dhimbjes sime. U lodha nga ofshamat e nuk gjej prehje”.

4Duhet t'i thuash se kështu thotë Zoti: “Ja, çfarë ndërtova vetë, po e shemb e çfarë mbolla vetë, po e shkul. Kjo vlen për mbarë dheun.

5E ti po kërkon gjëra të mëdha për vete? Mos i kërko, se, ja, po dërgoj zezonën mbi çdo gjallesë, kumton Zoti. Ty do të të jap jetën si plaçkë në të gjitha vendet ku do të shkosh”».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help