1 Kronikave 14 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Familja e Davidit

1Hirami, mbreti i Tirit, i dërgoi Davidit lajmëtarë, drurë cedri, muratorë e marangozë, për t'i ndërtuar shtëpinë.

2Atëherë Davidi e mori vesh se Zoti e kishte caktuar mbret të Izraelit dhe se mbretëria e tij ishte lartësuar për hir të popullit të tij, Izraelit.

3Davidi mori të tjera gra në Jerusalem e lindi bij e bija të tjera.

4Këta janë emrat e atyre që i lindën në Jerusalem: Shamuai, Shobabi, Natani, Solomoni,

5Ibhari, Elishuai, Elifeleti,

6Nogahu, Nefegu, Jafiai,

7Elishamai, Beeliadai dhe Elifeleti.

Shpartallimi i filistinëve

8Kur filistinët e morën vesh se Davidi ishte vajosur mbret mbi mbarë Izraelin, të gjithë shkuan për ta kërkuar Davidin. Davidi e mori vesh e u doli para.

9Filistinët mbërritën dhe zaptuan luginën e Refaimit.

10Davidi u këshillua me Perëndinë e tha: «A duhet të dal kundër filistinëve? A do të m'i lësh në dorë?». Zoti iu përgjigj: «Dil e do të t'i lë në dorë».

11Ata u ngjitën në Baal Peracim dhe Davidi i mundi aty. Davidi tha: «Perëndia i çau armiqtë e mi me dorën time, siç çahet uji». Prandaj ai vend quhet Baal Peracim.

12Ata i lanë aty idhujt e tyre, por Davidi urdhëroi të digjeshin në zjarr.

13Atëherë filistinët e mësynë përsëri luginën.

14Davidi u këshillua sërish me Perëndinë dhe Perëndia i tha: «Mos shko pas tyre. Sillu rrotull e dilu para nga Bekaimi.

15Kur të dëgjosh zhurmën e rreshtores në majat e Bekaimit, dil në betejë, sepse Perëndia do të dalë para teje, për ta goditur fushimin e filistinëve».

16Davidi bëri siç e urdhëroi Perëndia dhe e shpartalluan fushimin e filistinëve nga Gibeoni në Gezer.

17Emri i Davidit mori dhenë dhe Zoti i bëri të gjithë popujt t'ia kishin frikën.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help