1 Korintasve 13 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Sikur të flisja gjuhët e njerëzve

dhe të engjëjve,

por të mos kisha dashuri

do të isha si bronzi që kumbon,

ose si cimbali që tingëllon.

2Edhe sikur të kisha dhuntinë e profecisë,

të njihja të gjitha të fshehtat,

të zotëroja të gjitha dijet,

dhe të kisha gjithë besimin

për të lëvizur malet prej vendit,

por të mos kisha dashuri,

nuk do të isha asgjë.

3Edhe sikur t'ua ndaja të varfërve

gjithë pasurinë

dhe ta jepja trupin të digjej,

por të mos kisha dashuri,

nuk do të më vlente asgjë.

4Dashuria është zemërgjerë,

dashuria është e mirë,

nuk ka smirë,

nuk krekoset,

nuk mburret,

5nuk sillet në mënyrë të pahijshme,

nuk kërkon përfitim,

nuk pezmatohet,

nuk mendon të ligën,

6nuk gëzohet për padrejtësinë,

por gëzohet me të vërtetën.

7Dashuria përballon gjithçka,

beson gjithçka,

shpreson gjithçka

dhe duron gjithçka.

8Dashuria nuk shteron kurrë,

ndërsa profecitë do të reshtin,

gjuhët do të pushojnë

dhe dijet do të marrin fund.

9Në të vërtetë,

ne kemi dije deri diku

dhe profetizojmë deri diku.

10Por kur të vijë përsosmëria,

ajo që është e paplotë

do të marrë fund.

11Kur isha fëmijë,

flisja si fëmijë,

mendoja si fëmijë

dhe arsyetoja si fëmijë;

por kur u bëra burrë,

i hodha tej gjërat fëmijërore.

12Tani shohim në mënyrë të errët,

si në pasqyrë,

por një ditë do të shohim

ballë për ballë.

Tani njoh deri diku,

por një ditë do të njoh plotësisht,

ashtu siç më njeh Perëndia.

13Tani mbeten këto të tria:

besimi,

shpresa

dhe dashuria,

por më e madhja ndër to

është dashuria.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help