Psalmet 2 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Përse vlojnë kombet

dhe popujt pëshpëritin kotësi?

2Mbretërit e tokës po ngrihen

dhe prijësit po mblidhen bashkë

kundër Zotit e kundër të vajosurit të tij.

3«T'i këputim vargonjtë e tyre,

litarët e tyre t'i hedhim tej».

4Ai që rri në qiell qesh,

Zoti tallet me ta.

5Atëherë, u flet me turfullimë,

me zemërimin e vet i tmerron:

6«Mbretin tim e vura në Sion,

në malin tim të shenjtë».

7Do të shpall vendimin e Zotit.

Ai më tha: «Ti je biri im, sot të kam lindur.

8Kërkomë e do të t'i jap kombet si trashëgim,

tokën mbarë, që ta kesh nën zotërim.

9Me skeptër hekuri do t'i thyesh,

si enë poçari do t'i copëtosh».

10Prandaj, silluni me urti, o mbretër,

vini mend, o gjyqtarë të tokës.

11Shërbejini Zotit me drojë,

me dridhma gëzohuni;

12nderoni birin e tij,

që Zoti të mos zemërohet

e ju të mos birreni udhës,

se zemërimi i tij është i shpejtë.

Lum të gjithë ata që tek ai strehohen.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help