Psalmet 141 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Psalm i Davidit.

O Zot, ty të thërras, nxito të vish tek unë,

vëri vesh zërit tim kur të thërras.

2Ardhtë lutja ime si temjan para teje,

ngritja e duarve të mia si fli e mbrëmjes.

3Vëri rojë gojës sime, o Zot,

ruaj derën e buzëve të mia.

4Mos e prir zemrën time për gjëra të këqija,

që të mos merret me vepra të liga

bashkë me njerëz që bëjnë paudhësi,

e të mos ha nga gjellët e tyre të shijshme.

5Le të më ndëshkojë i drejti, se është mirë,

le të më qortojë, se është vaj i çmuar,

koka ime mos e hedhtë poshtë!

Mes ligësive të tyre

nuk do të reshtë lutja ime.

6Kur gjyqtarët e tyre të jenë hedhur nga shkëmbi,

do ta kuptojnë sa të ëmbla ishin fjalët e mia.

7Ashtu si toka që lërohet e thërrmohet,

ashtu janë shpërndarë eshtrat tona buzë skëterrës.

8Por, unë te ti i kam sytë, o Zot, Zoti im,

te ti kam gjetur strehë,

mos e lër shpirtin tim të humbasë.

9Ruajmë prej kurthit që më kanë ngritur

dhe prej grackave të keqbërësve.

10Në rrjetat e tyre rënçin vetë të paudhët,

por unë do të kaloj përtej.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help