2 Selanikasve 1 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Përshëndetje

1Pali, Silvani dhe Timoteu, po i shkruajmë kishës së selanikasve që i përket Perëndisë, Atit tonë, dhe Zotit Jezu Krisht:

2paçi hir e paqe nga Perëndia, Ati ynë dhe nga Zoti Jezu Krisht!

Gjykimi kur të vijë Krishti

3Ne duhet ta falënderojmë gjithnjë Perëndinë për ju, o vëllezër, dhe kjo është e drejtë, sepse besimi juaj po rritet shumë dhe dashuria e secilit prej jush për njëri-tjetrin po shtohet.

4Prandaj ne vetë krenohemi me ju para kishave të Perëndisë për durimin tuaj dhe për besimin që keni në tërë përndjekjet e vuajtjet që po kaloni.

5Kjo tregon se Perëndia gjykon me drejtësi dhe do t'ju bëjë të denjë për mbretërinë e tij, për shkak të së cilës po vuani.

6Perëndia do të bëjë atë që është e drejtë dhe do t'u japë mundime atyre që po ju mundojnë,

7ndërsa ju do t'ju çlirojë nga mundimet që po kaloni, ashtu si do të na çlirojë edhe ne kur të vijë Zoti Jezu nga qielli bashkë me engjëjt e tij të fuqishëm.

8Ai do të vijë me zjarr flakërues për të marrë shpagim nga ata që nuk e njohin Perëndinë dhe që nuk i binden ungjillit të Zotit tonë Jezu.

9Këta do të ndëshkohen me shkatërrimin e amshuar, të ndarë nga prania e Zotit dhe nga lavdia e fuqisë së tij.

10Atë ditë ai do të vijë për t'u përlëvduar bashkë me të shenjtët e vet e për t'u admiruar bashkë me të gjithë ata që i kanë besuar, sepse ju i besuat dëshmisë sonë.

11Ne lutemi gjithnjë për ju, që Perëndia t'ju bëjë të denjë për të përmbushur thirrjen e tij dhe që me fuqinë e tij të arrini çdo qëllim të mirë e të përsosni çdo vepër të besimit tuaj.

12Kështu, emri i Zotit tonë Jezu do të përlëvdohet prej jush dhe ju do të përlëvdoheni prej tij, sipas hirit të Perëndisë tonë dhe të Zotit Jezu Krisht.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help