1Pas dy ditësh u bë një dasmë në Kanë të Galilesë. Atje ndodhej edhe e ëma e Jezuit.
2Në dasmë ishte i ftuar edhe Jezui me dishepujt e tij.
3Kur mbaroi vera, e ëma i tha Jezuit: «Nuk kanë më verë».
4Jezui iu përgjigj: «Çfarë do nga unë, o grua? Koha ime nuk ka ardhur ende!».
5Atëherë, e ëma e Jezuit u tha shërbëtorëve: «Bëni gjithçka që do t'ju thotë!».
6Atje ndodheshin gjashtë qypa prej guri që përdoreshin për ritin e pastrimit të judenjve. Secili prej tyre mbante tetëdhjetë deri në njëqind e njëzet litra.
7Atëherë, Jezui u tha shërbëtorëve: «Mbushini qypat me ujë!». Ata i mbushën deri në grykë.
8Pastaj u tha: «Tani, mbushni nga qypat e çojani të parit të dasmës!». Dhe ata ia çuan.
9I pari i dasmës nuk e dinte nga vinte vera, por shërbëtorët, që e kishin nxjerrë nga qypat, e dinin. Ai, pasi e provoi ujin e bërë verë, thirri dhëndrin
10e i tha: «Të gjithë nxjerrin për të pirë në fillim verën më të mirë dhe, pasi të jenë dehur dasmorët, sjellin të keqen, ndërsa ti e ke ruajtur verën e mirë deri tani!».
11Kjo qe shenja e parë që bëri Jezui në Kanë të Galilesë. Ai shfaqi kështu lavdinë e tij dhe dishepujt besuan tek ai.
12Pastaj ai shkoi në Kafarnaum bashkë me të ëmën, vëllezërit e dishepujt e tij dhe qëndruan atje për pak ditë.
Pastrimi i tempullit(Mt 21.12-13; Mk 11.15-17; Lk 19.45-46)13Meqenëse po afrohej Pashka e judenjve, Jezui shkoi në Jerusalem.
14Në tempull ai gjeti tregtarët e qeve, të deleve e të pëllumbave, si dhe këmbyesit e parave që rrinin ulur.
15Pasi bëri një fshikull me litarë, i dëboi të gjithë prej tempullit bashkë me delet e qetë, ua derdhi të hollat këmbyesve të parave e pastaj përmbysi tryezat e tyre.
16Ndërsa tregtarëve të pëllumbave u tha: «Hiqini këto gjëra që këtej e mos e bëni vend tregtie shtëpinë e Atit tim!».
17Dishepujve të tij iu kujtua se ishte shkruar: zelli për shtëpinë tënde më përpiu.
18Atëherë ndërhynë disa judenj dhe e pyetën: «Me çfarë shenje na bind se mund t'i bësh këto gjëra?».
19Jezui iu përgjigj: «Shkatërrojeni këtë tempull e për tri ditë unë do ta ringre».
20Atëherë judenjtë i thanë: «U deshën dyzet e gjashtë vjet për ta ndërtuar këtë tempull e ti do ta ringresh për tri ditë?».
21Por ai po fliste për tempullin e trupit të tij.
22Kur u ngjall prej të vdekurve, dishepujve të tij iu kujtuan këto fjalë dhe i besuan Shkrimit e fjalëve që kishte thënë Jezui.
Jezui i njeh njerëzit23Gjatë qëndrimit të Jezuit në Jerusalem për festën e Pashkës shumë veta i besuan atij pasi panë shenjat që bënte.
24Por vetë Jezui nuk u zinte besë atyre, sepse i njihte të gjithë.
25Ai nuk kishte nevojë t'i tregonin asgjë për njerëzit, pasi e dinte ç'kishte përbrenda njeriut.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.