Nehemia 7 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Përfundimi i meremetimit të mureve

1Kur u ndërtua muri e unë i vendosa portat dhe caktova derëtarët, këngëtarët e levitët,

2e vura Jerusalemin nën zotërimin e vëllait tim, Hananiut, dhe të Hananiahut, kreut të fortesës, sepse ai ishte burrë besnik dhe e druante Perëndinë më shumë se shumë të tjerë.

3Atyre u thashë: «Portat e Jerusalemit nuk duhen hapur derisa të djegë dielli. Dyert të mbyllen pa ikur rojat. Le të caktohen rojtarë prej banorëve të Jerusalemit, si në vendrojë, edhe para shtëpive».

Popullimi i Jerusalemit

4Qyteti ishte i gjerë e i gjatë, por popullsia e tij ishte e vogël e nuk ishin ndërtuar shtëpi.

5Perëndia im më shtiu ndër mend të mblidhja fisnikët, zyrtarët dhe popullin për t'i regjistruar. Atëherë gjeta librin e Breznive të atyre që ishin kthyer të parët, ku ishte shkruar:

6Këta janë njerëzit e krahinës, që u kthyen nga skllavëria e shpërnguljes, të cilët mbreti i Babilonisë, Nabukodonosor, i pati shpërngulur e që u kthyen në Jerusalem e Judë, secili në qytetin e vet.

7Erdhën me Zorobabelin, Jozuehun, Neheminë, Azarjahun, Ramiahun, Namanin, Mordakain, Bilshanin, Misperetin, Bigvain, Nehumin e Banahun.

Ja numri i burrave të popullit të Izraelit:

8bijtë e Faroshit, dy mijë e njëqind e shtatëdhjetë e dy;

9bijtë e Shefatjahut, treqind e shtatëdhjetë e dy;

10bijtë e Arahut, gjashtëqind e pesëdhjetë e dy;

11bijtë e Pahat Moabit, domethënë bijtë e Jozuehut e të Joabit, dy mijë e dyqind e tetëmbëdhjetë;

12bijtë e Elamit, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër;

13bijtë e Zatuit, tetëqind e dyzet e pesë;

14bijtë e Zakait, shtatëqind e gjashtëdhjetë;

15bijtë e Binuit, gjashtëqind e dyzet e tetë;

16bijtë e Bebait, gjashtëqind e njëzet e tetë;

17bijtë e Azgadit, dy mijë e treqind e njëzet e dy;

18bijtë e Adonikamit, gjashtëqind e gjashtëdhjetë e shtatë;

19bijtë e Bigvait, dy mijë e gjashtëdhjetë e shtatë;

20bijtë e Adinit, gjashtëqind e pesëdhjetë e pesë;

21bijtë e Aterit, domethënë të Ezekisë, nëntëdhjetë e tetë;

22bijtë e Hashumit, treqind e njëzet e tetë;

23bijtë e Becait, treqind e njëzet e katër;

24bijtë e Harifit, njëqind e dymbëdhjetë;

25bijtë e Gibeonit, nëntëdhjetë e pesë;

26burrat e Betlehemit dhe të Netofahut, njëqind e tetëdhjetë e tetë;

27burrat e Anatotit, njëqind e njëzet e tetë;

28burrat e Bet Azmavetit, dyzet e dy;

29burrat e Kirjat Jearimit, të Kefirahut e të Berotit shtatëqind e dyzet e tre;

30burrat e Ramahut e të Gebait, gjashtëqind e njëzet e një;

31burrat e Mikmasit, njëqind e njëzet e dy;

32burrat e Betelit e të Ajit, njëqind e njëzet e tre;

33burrat e Neboit tjetër, pesëdhjetë e dy;

34bijtë e Elamit tjetër, një mijë e dyqind e pesëdhjetë e katër;

35bijtë e Harimit, treqind e njëzet;

36bijtë e Jerikosë, treqind e dyzet e pesë;

37bijtë e Lodit, të Hadidit e të Onosë shtatëqind e njëzet e një;

38dhe bijtë e Senahut, tre mijë e nëntëqind e tridhjetë.

39Priftërinjtë ishin këta: bijtë e Jedajahut, domethënë të shtëpisë së Jozuehut, nëntëqind e shtatëdhjetë e tre;

40bijtë e Imerit, një mijë e pesëdhjetë e dy;

41bijtë e Pashhurit, një mijë e dyqind e dyzet e shtatë;

42dhe bijtë e Harimit, një mijë e shtatëmbëdhjetë.

43Levitët, bijtë e Jozuehut, domethënë të Kadmielit, prej bijve të Hodvahut, ishin shtatëdhjetë e katër.

44Këngëtarët, bijtë e Asafit, ishin njëqind e dyzet e tetë.

45Rojtarët, bijtë e Aterit, bijtë e Talmonit, bijtë e Akubit, bijtë e Hatitait, bijtë e Shobait, ishin njëqind e tridhjetë e tetë.

46Shërbestarët e tempullit ishin bijtë e Cihasë, bijtë e Hasupait, bijtë e Tabaotit,

47bijtë e Kerosit, bijtë e Sijahait, bijtë e Padonit,

48bijtë e Lebanahut, bijtë e Hagabahut, bijtë e Shalmait,

49bijtë e Hananit, bijtë e Gidelit, bijtë e Gaharit,

50bijtë e Reajahut, bijtë e Recinit, bijtë e Nekodait,

51bijtë e Gazamit, bijtë e Uzait, bijtë e Paseahut,

52bijtë e Besait, bijtë e Meunimit, bijtë e Nefusimit,

53bijtë e Bakbukut, bijtë e Hakufait, bijtë e Harhurit,

54bijtë e Baclutit, bijtë e Mehidait, bijtë e Harshait,

55bijtë e Barkosit, bijtë e Siserit, bijtë e Temahut,

56bijtë e Neziahut dhe bijtë e Hatifait.

57Bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin bijtë e Sotait, bijtë e Soferetit, bijtë e Peridait,

58bijtë e Jalait, bijtë e Darkonit, bijtë e Gidelit,

59bijtë e Shefatjahut, bijtë e Hatilit, bijtë e Pokeret Hacbajimit dhe bijtë e Amonit.

60Tërë shërbëtorët e tempullit dhe bijtë e shërbëtorëve të Solomonit ishin treqind e nëntëdhjetë e dy.

61Këta janë të kthyerit nga Tel Melahu, nga Tel Harshai, nga Kerub Adoni e nga Imeri, të cilët nuk qenë në gjendje të tregonin pasardhësit e cilës shtëpi ishin, për të vërtetuar se ishin izraelitë.

62Ata ishin bijtë e Delajahut, bijtë e Tobisë, bijtë e Nekodait, gjithsej gjashtëqind e dyzet e dy.

63Nga priftërinjtë ishin bijtë e Hobajahut, bijtë e Hakocit, bijtë e Barzilait. Ai kishte marrë për grua njërën nga bijat e Barzila Gileaditit dhe mbante emrin e tyre.

64Këta e kërkuan regjistrin ku duhej të ishin shënuar, por nuk e gjetën, prandaj u përjashtuan nga priftëria

65dhe qeveritari u tha të mos i hanin ushqimet e kushtuara deri kur të vinte prifti me Urim e Tumim.

66Tërë bashkësia e mbledhur kishte dyzet e dy mijë e treqind e gjashtëdhjetë vetë,

67përveç skllevërve e skllaveve që ishin shtatë mijë e treqind e tridhjetë e shtatë. Ata kishin edhe dyqind e dyzet e pesë këngëtarë e këngëtare, shtatëqind e tridhjetë e gjashtë kuaj, dyqind e dyzet e pesë mushka,

68katërqind e tridhjetë e pesë deve e gjashtë mijë e shtatëqind e njëzet gomarë.

69Disa prej kryefamiljarëve bënë dhurata për punimet. Qeveritari i dhuroi thesarit një mijë drahma ar, pesëdhjetë kupa dhe pesëqind e tridhjetë tunika priftërinjsh.

70Disa prej kryefamiljarëve dhanë për thesarin e punimeve njëzet mijë drahma ar e dy mijë e dyqind mina argjend.

71Pjesa tjetër e popullit dha njëzet mijë drahma ar, dy mijë mina argjend e gjashtëdhjetë e shtatë tunika priftërinjsh.

72Priftërinjtë, levitët, derëtarët, këngëtarët, disa nga populli, të kushtuarit e të gjithë izraelitët u vendosën në qytetet e veta.

Kur erdhi muaji i shtatë, izraelitët gjendeshin në qytetet e veta.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help