1Jepmë të drejtë, o Perëndi,
çështjen time mbroje para një kombi të pabesë
dhe prej njeriut mashtrues e dinak çliromë.
2Se ti je Perëndia ku gjej strehë,
përse më ke hedhur tej?
Përse endem i vranët
e i shtypur prej armikut?
3Dërgo dritën dhe të vërtetën tënde,
që të më prijnë,
që në malin tënd të shenjtë të më çojnë,
në vendin e banesës sate.
4Do të shkoj tek altari i Perëndisë,
te Perëndia i gëzimit e i ngazëllimit tim.
Me lirë do të të falënderoj,
o Perëndi, Perëndia im.
5Përse lëngon, o shpirti im?
Përse gulçon brenda meje?
Shpreso te Perëndia, se do ta përlëvdoj sërish.
Ai është shpëtimtari im dhe Perëndia im.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
