1 Kronikave 24 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Rendi priftëror

1Rendi i bijve të Aronit. Bijtë e Aronit ishin Nadabi, Abihui, Eleazari e Itamari.

2Nadabi e Abihui vdiqën përpara atit të tyre e nuk patën fëmijë, prandaj Eleazari e Itamari u bënë priftërinj.

3Davidi i ndau, sipas shërbesës së tyre, me Cadokun, njërin prej bijve të Eleazarit, dhe Ahimelekun, njërin prej bijve të Itamarit.

4Meqë u gjetën më shumë krerë ndër bijtë e Eleazarit sesa ndër bijtë e Itamarit, u ndanë kështu: gjashtëmbëdhjetë kryefamiljarë për bijtë e Eleazarit dhe tetë për bijtë e Itamarit.

5I ndanë me short të dyja palët, sepse aty kishte prijës të shenjtërores e prijës të Perëndisë, si ndër bijtë e Eleazarit, ashtu edhe ndër bijtë e Itamarit.

6Shkruesi Shemajah, levit e biri i Netanelit, i renditi në praninë e mbretit, të princave, të priftit Cadok, të Ahimelekut, birit të Abiatarit, të krerëve të fiseve priftërore dhe të levitëve. Një fis u zgjodh për Eleazarin e një për Itamarin.

7Shorti i parë i ra Jehojaribit, i dyti Jedajahut,

8i treti Harimit, i katërti Seorimit,

9i pesti Malkjahut, i gjashti Mijaminit,

10i shtati Hakocit, i teti Abijahut,

11i nënti Jeshuait, i dhjeti Shekanjahut,

12i njëmbëdhjeti Eliashibit, i dymbëdhjeti Jakimit,

13i trembëdhjeti Hupahut, i katërmbëdhjeti Jeshebeabit,

14i pesëmbëdhjeti Bilgahut, i gjashtëmbëdhjeti Imerit,

15i shtatëmbëdhjeti Hezirit, i tetëmbëdhjeti Hapicecit,

16i nëntëmbëdhjeti Petahiahut, i njëzeti Ezekielit,

17i njëzetenjëti Jakinit, i njëzetedyti Gamulit,

18i njëzetetreti Delajahut, i njëzetekatërti Mazjahut.

19Këto ishin ndarjet sipas detyrave për hyrjen në tempullin e Zotit, sipas urdhëresave që u kishte dhënë paraardhësi i tyre Aroni, siç e kishte urdhëruar Zoti, Perëndia i Izraelit.

20Për sa u përket bijve të tjerë të Levit, për bijtë e Amramit, u zgjodh Shubaeli; për bijtë e Shubaelit, Jehdejahu;

21për Rehabiahun, i pari i bijve të Rehabiahut, Ishjahu;

22për Icharitët, Shelomoti; dhe për bijtë e Shelomotit, Jahati.

23Bijtë e Hebronit ishin Jeriahu, i pari; Amarjahu, i dyti; Jahazieli, i treti; dhe Jekameami, i katërti.

24Bijtë e Uzielit ishin Mikahu dhe prej bijve të Mikahut, Shamiri.

25Vëllai i Mikahut ishte Ishjahu dhe prej bijve të Ishjahut, Zakaria.

26Bijtë e Merarit ishin Mahliu e Mushiu; bijtë e Jazijahut, Benoi;

27bijtë e Merarit, prej Jazijahut, Benoi, Shohami, Zakuri e Ibriu;

28për Mahliun, Eleazari, i cili nuk pati bij,

29dhe Kishi; bijtë e Kishit, Jerahmeli;

30dhe bijtë e Mushiut, Mahliu, Ederi e Jerimoti. Këta ishin bijtë e levitëve sipas fiseve të tyre.

31Edhe ata, krerët e fiseve deri te më i vogli, si vëllezërit e tyre, bijtë e Aronit, hodhën short para mbretit David, para Cadokut, Ahimelekut dhe krerëve të fiseve të priftërinjve e të levitëve.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help