Psalmet 52 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit. Himn i Davidit.

2Kur Doeg Edomiti shkoi te Sauli e i tha se Davidi kishte shkuar në shtëpinë e Abimelekut.

3Përse mburresh me të keqen, o trim?

Mirësia e Perëndisë nuk resht tërë ditën.

4Gjuha jote thur dinakëri,

je mjeshtër i mashtrimit, si brisk i mprehur.

5Të keqen e do më shumë se të mirën,

gënjeshtrën më shumë se të drejtën. selah

6Të pëlqejnë fjalët ngatërrestare

dhe gjuha hileqare.

7Prandaj Perëndia do të të shkatërrojë përgjithnjë,

do të të mbërthejë e do të të shkulë prej tendës,

do të të zhbijë nga toka e të gjallëve. selah

8Do të shohin të drejtët e do të tremben,

do ta përqeshin e do të thonë:

9«Ja, njeriu, që nuk kërkoi strehë te Perëndia,

por shpresoi te pasuria e tij e madhe

e u bë i fuqishëm me anë të mashtrimit!».

10E unë, si ulliri i gjelbër në tempullin e Perëndisë,

kam besim te mirësia e Perëndisë përjetë e në amshim.

11Do të të përlëvdoj përjetë për gjithçka bëre,

përpara besnikëve të tu,

do të shpresoj tek emri yt, se është i mirë.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help