Hosea 5 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Dënimi për Izraelin e Judën

1«Dëgjojeni këtë, o priftërinj,

kushtojini vëmendje, o shtëpia e Izraelit,

mbani vesh, o familja mbretërore,

se juve ju përket gjykimi.

U bëtë lak për Micpahun,

rrjetë e hedhur mbi Taborin,

2hon i thellë në Shitim,

por unë do t'i qortoj ata të gjithë.

3Unë e njoh Efraimin,

Izraeli nuk më fshihet dot.

Tashmë Efraimi u kurvërua,

Izraeli u përdhos.

4Veprat e tyre nuk do t'i lejojnë

të kthehen te Perëndia i tyre,

se mes tyre është kurvëria

e Zotin nuk e njohin.

5Krenaria jote, o Izrael, dëshmon kundër teje,

Izraeli dhe Efraimi pengohen për fajet e veta,

edhe Juda u pengua bashkë me ta.

6Me dhen e qe shkojnë

për të kërkuar Zotin,

por nuk do ta gjejnë,

se prej tyre ai u tërhoq.

7Me Zotin u sollën të pabesë,

se lindën fëmijë kopilë.

Ndaj brenda muajit do të përpihen

bashkë me pronat e tyre.

8Bjerini bririt në Gibeah,

trumbetës në Ramah,

lëshoni kushtrimin në Bet Aven:

“Pas teje, o Benjamin!”.

9Në ditën e ndëshkimit,

Efraimi do të shkretohet.

Mes fiseve të Izraelit,

shpalla çfarë është e sigurt.

10Princat e Judës u bënë

si ata që lëvizin kufijtë.

Porsi ujërat do ta derdh zemërimin tim mbi ta!

11Efraimi u shtyp,

u dërrmua me të drejtë,

se deshi të ndiqte fëlligështinë.

12Do të jem si mola për Efraimin,

si kalbësira për shtëpinë e Judës.

13E pa Efraimi lëngatën e vet

e Juda plagën e vet.

Shkoi Efraimi në Asiri,

kërkoi ndihmë nga mbreti i madh,

por, ai nuk të shëron dot,

as plagën nuk ta mjekon dot.

14Se unë do të jem si luani kundër Efraimit,

si këlyshi i luanit kundër shtëpisë së Judës.

Unë, unë do t'i shqyej e pastaj do të largohem,

do t'i rrëmbej e shpëtim s'do të ketë.

15Do të kthehem në banesën time,

derisa të më kërkojnë me keqardhje

e në mjerimin e tyre me ngulm të më kërkojnë».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help