Jozuehu 16 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Trojet e Efraimit dhe të Manaseut

1Tokat nga Jordani, përballë Jerikosë, deri te burimet e Jerikosë në lindje, u ranë me short pasardhësve të Jozefit. Nga Jerikoja kufiri ngjitej nëpër shkretëtirë, kalonte në malësinë e Betelit

2e nga Beteli shkonte në Luz, për të kaluar kufirin e arkitëve në Atarot.

3Në perëndim kufiri zbriste deri në Bet Horonin e poshtëm e në Gezer. Tokat e tyre përfundonin në det.

4Këto i morën trashëgimi bijtë e Jozefit, Efraimi e Manaseu.

5Pasardhësit e Efraimit morën, sipas klaneve, tokat që kufizoheshin në lindje me Atarot Adarin e që shkonin deri në Bet Horonin e sipërm.

6Kufijtë e tyre shkonin deri në det. Në veri kufiri kalonte Mikmetatin e kthente në lindje për në Tanat Shiloh. Si e kalonte Tanat Shilohun, shkonte më në lindje për në Janoah.

7Nga Janoahu zbriste për në Atarot e Narah, prekte Jerikonë e shkonte deri në Jordan.

8Nga Tapuahu zgjatej në perëndim drejt përroit të Kanës e përfundonte në det. Kjo është trashëgimia e pasardhësve të fisit të Efraimit, sipas klaneve.

9Këtyre u shtohen edhe qytetet që iu dhanë pasardhësve të Efraimit brenda tokave të pasardhësve të Manaseut, me gjithë fshatrat përreth.

10Pasardhësit e Efraimit nuk i dëbuan kananitët që banonin në Gezer, prandaj kananitët banojnë edhe sot e kësaj dite mes pasardhësve të Efraimit. Ata u bënë robër pune.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help