Psalmet 76 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Mjeshtrit të korit. Për vegla me korda. Psalm i Asafit. Këngë.

2I njohur është Perëndia në Judë,

i madh është emri i tij në Izrael.

3Në Salem është vendi i tij,

në Sion banesa e tij.

4Atje harqet flakëruese ai theu,

shqytin, shpatën e betejën. selah

5Tërë shkëlqim ti je,

më madhështor se malet e gjahut!

6Trimat e paepur u plaçkitën,

gjumi i thellë i kishte kapur!

Askush prej burrave trima

nuk ngrinte dot as dorën.

7Prej qortimit tënd, o Perëndi i Jakobit,

të shtangur mbetën qerre e kuaj.

8Ti je vërtet i tmerrshëm!

Kush të bën dot ballë,

kur të ndizet zemërimi?

9Prej qiellit e shpalle gjykimin,

toka u drodh nga frika dhe heshti,

10kur u ngrit Perëndia për të bërë gjyq,

për të shpëtuar gjithë skamnorët e tokës. selah

11Se ty edhe zemërimi i njerëzve të jep lavdi

e ç'të ketë mbetur ti e ngjesh ijëve.

12Bëjini premtime Zotit, Perëndisë suaj,

e përmbushini ato.

Të gjithë ju që e rrethoni

sillini dhurata të Tmerrshmit.

13Ai i lë pa frymë prijësit,

atë e druajnë të gjithë mbretërit e tokës.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help