Jeremia 41 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Vrasja e Gedaliahut

1Në muajin e shtatë, Ishmaeli, biri i Netanjahut, të birit të Elishamait, me gjak mbretëror, shkoi me dhjetë burra te Gedaliahu, biri i Ahikamit, në Micpah. Ndërsa po hanin bukë bashkë, atje në Micpah,

2Ishmaeli, biri i Netanjahut, dhe dhjetë burrat që ishin me të, u ngritën dhe e therën me shpatë Gedaliahun, birin e Ahikamit, të birit të Shafanit, dhe vranë atë që mbreti i Babilonisë kishte caktuar në atë vend.

3Ishmaeli vrau edhe të gjithë judenjtë që ishin me Gedaliahun në Micpah, si edhe ushtarët kaldenj, që u gjendën aty.

4Dy ditë pas vrasjes së Gedaliahut, kur askush nuk dinte gjë,

5tetëdhjetë njerëz erdhën nga Shekemi, Shilohu e Samaria me mjekrat të rruara, me petkat të shqyera e me trupat të gërvishtur. Ata mbanin në duar kushtime e temjan, për t'i sjellë në tempullin e Zotit.

6Ishmaeli, biri i Netanjahut, doli nga Micpahu për t'i pritur duke qarë. Pasi i takoi, u tha: «Ejani te Gedaliahu, biri i Ahikamit».

7Por, kur mbërritën në mes të qytetit, Ishmaeli, biri i Netanjahut, ai vetë dhe burrat që ishin me të, i vrau dhe i hodhi në sternë.

8Ndër ta ishin edhe dhjetë burra, që i thanë Ishmaelit: «Mos na vrit, se kemi fshehur ndër ara tëmotjet: grurë, elb, vaj e mjaltë». Atëherë ai u përmbajt e nuk i vrau me vëllezërit e tyre.

9Sterna ku Ishmaeli kishte hedhur të gjitha kufomat e burrave që kishte vrarë, bashkë me Gedaliahun, ishte sterna e madhe që kishte bërë mbreti Asa, për t'u mbrojtur nga Bashai, mbreti i Izraelit. Ishmaeli, biri i Netanjahut, e mbushi me të therurit.

10Pastaj Ishmaeli robëroi tepricën e popullit, që gjendej në Micpah, të bijat e mbretit dhe të gjithë popullin që kishte mbetur në Micpah, që Nebuzaradani, kryerojtari, ia kishte besuar Gedaliahut, birit të Ahikamit. Ishmaeli, biri i Netanjahut, i robëroi dhe shkoi e kaloi në drejtim të amonitëve.

11Por Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të, dëgjuan për tërë ligësinë që kishte bërë Ishmaeli, biri i Netanjahut,

12mblodhën të gjithë burrat, shkuan të luftonin kundër Ishmaelit, të birit të Netanjahut, dhe e zunë pranë pellgut të madh të Gibeonit.

13Mbarë populli, që ishte me Ishmaelin, u gëzua, kur pa Johananin, birin e Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të.

14Atëherë u soll mbarë populli që Ishmaeli kishte marrë rob nga Micpahu. Ata u kthyen e shkuan te Johanani, biri i Kareahut.

15Por Ishmaeli, biri i Netanjahut, i shpëtoi Johananit bashkë me tetë burra dhe shkoi tek amonitët.

16Johanani, biri i Kareahut, dhe të gjithë prijësit ushtarakë që ishin me të, morën nga Micpahu mbarë popullin e mbetur, që ia hoqi Ishmaelit, birit të Netanjahut, pasi ky kishte vrarë Gedaliahun, birin e Ahikamit: ushtarët, gratë, fëmijët, eunukët, të cilët Johanani i ktheu nga Gibeoni.

17Ata u nisën dhe u ndalën në Gerut Kimham, afër Betlehemit, për të shkuar e për të hyrë në Egjipt,

18larg kaldenjve, se kishin frikë prej tyre, për shkak se Ishmaeli, biri i Netanjahut, kishte vrarë Gedaliahun, të birin e Ahikamit, të cilin mbreti i Babilonisë e kishte caktuar përgjegjës të vendit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help