Ligji i përtërirë 34 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Vdekja e Moisiut

1Atëherë Moisiu u ngjit prej stepave të Moabit në malin Nebo, në majë të Pisgahut që është përballë Jerikosë. Zoti ia tregoi mbarë vendin, që nga Gileadi deri në Dan,

2tërë Neftaliun, tokën e Efraimit e të Manaseut, gjithë tokën e Judës deri në detin Mesdhe,

3Negevin e rrafshin e luginës së Jerikosë, qytetin e palmave deri në Coar.

4Atëherë Zoti i tha: «Kjo është toka për të cilën iu betova Abrahamit, Isakut e Jakobit kur u thashë: “Pasardhësve tuaj do t'ua jap”. Të lashë ta shohësh, por nuk do të shkosh atje».

5Moisiu, shërbëtori i Zotit, vdiq atje, në tokën e Moabit, siç tha Zoti.

6U varros në një luginë të Moabit, përballë Betpeorit. Edhe sot e kësaj dite askush nuk e di ku e ka varrin.

7Ai ishte njëqind e njëzet vjeç kur vdiq, por as nuk e kishin lënë sytë e as nuk i ishte mpakur fuqia.

8Izraelitët e vajtuan Moisiun në stepat e Moabit për tridhjetë ditë. Pastaj ditët e zisë përfunduan.

9Jozuehu, biri i Nunit, ishte plot me shpirtin e urtisë, sepse Moisiu kishte vënë duart mbi të. Izraelitët e dëgjuan dhe bënë siç e kishte urdhëruar Zoti Moisiun.

10Kurrë më nuk doli në Izrael ndonjë profet si Moisiu, me të cilin Zoti takohej ballë për ballë.

11Zoti e dërgoi atë të bënte shenja e mrekulli në tokën e Egjiptit, kundër faraonit, shërbëtorëve e tokës së tij

12e të tregonte vepra të fuqishme e të tmerrshme, të cilat Moisiu i bëri para mbarë Izraelit.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help