1Mjeshtrit të korit. Psalm i Davidit. Si kujtesë.
2Shpëtomë, o Perëndi,
o Zot, shpejto të më ndihmosh.
3U turpërofshin e u çnderofshin
ata që jetën duan të ma marrin,
u zmbrapsshin e u poshtërofshin
ata që më duan të keqen.
4Pas u kthefshin të turpëruar
ata që për mua thonë: «Mirë t'i bëhet!».
5Të gjithë ata që të kërkojnë
gëzofshin e ngazëllefshin me ty,
ata që duan shpëtimin prej teje
thënçin përherë: «I madh është Perëndia!».
6Por unë jam i mjerë e nevojtar, o Perëndi,
shpejto të më vish pranë.
Ti je ndihma dhe shpëtimtari im,
o Zot, mos vono.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.
