Zakaria 5 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Vegimi i rrotullës

1Atëherë ngrita sytë sërish e, ja, pashë një rrotull që po fluturonte.

2Ai më pyeti: «Çfarë sheh?». Unë i thashë: «Shoh një rrotull që po fluturon. Është njëzet kute e gjatë e dhjetë kute e gjerë».

3Ai më tha: «Ky është mallkimi që do të përhapet mbi tërë faqen e dheut, sepse sipas njërës anë të rrotullës, kushdo që vjedh do të spastrohet dhe sipas anës tjetër të rrotullës, kushdo që bën be do të spastrohet.

4E dërgova, kumton Zoti i ushtrive, që të shkojë në shtëpinë e atij që vjedh dhe të atij që betohet rrejshëm në emrin tim. Do të zërë vend në shtëpinë e tyre e do të shkatërrojë çdo gurë e tra».

Vegimi i kanistrës

5Engjëlli që po fliste me mua doli e më tha: «Ngriji sytë e shiko! Çfarë sheh?».

6Unë thashë: «Çfarë është?». Ai më tha: «Kjo që po del është një kanistër. Ajo Shëmbëllen fajet e tyre në mbarë tokën».

7E, ja, kur u ngrit kapaku, u duk një grua që po rrinte brenda kanistrës.

8Pastaj tha: «Kjo është ligësia. E hodhi brenda në kanistër dhe i vuri sipër kapakun e rëndë».

9Pastaj i ngrita sytë e, ja, pashë dy gra me krahë si të skifterit që vërshuan fluturimthi. Ato e ngritën kanistrën lart mes qiellit e tokës.

10Unë i thashë engjëllit që po fliste me mua: «Ku po e çojnë kanistrën?».

11Ai më tha: «Te toka e Shinarit, që të ndërtojnë një shtëpi për të. Atje do t'ia ngrenë vendbanimin kur të ndërtohet».

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help