1 Pjetrit 5 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

Kujdesi për grigjën

1U lutem pleqve tuaj, unë që jam plak bashkë me ta, si dëshmitar i vuajtjeve të Krishtit e pjesëtar i lavdisë që do të shfaqet:

2ruajeni grigjën e Perëndisë që ju është besuar dhe mbikëqyreni jo me detyrim, por vullnetarisht sipas dëshirës së Perëndisë, as për përfitim, por me dëshirë.

3Mos u sillni si sundues mbi ata që ju janë besuar, por bëhuni shembull për grigjën

4dhe kur të shfaqet Kryebariu do të merrni kurorën e lavdisë që nuk vyshket.

5Po ashtu edhe ju të rinj nënshtrojuni të moshuarve. Të gjithë bashkë shërbejini njëri-tjetrit me përulësi, sepse

Perëndia u kundërvihet kryelartëve,

ndërsa të përulurve u jep hir.

6Përuluni nën dorën e fuqishme të Perëndisë, që ai t'ju lartësojë në kohën e duhur.

7Gjithë shqetësimet tuaja lërini në dorë të tij dhe ai do të kujdeset për ju.

8Kini kujdes e rrini zgjuar! Kundërshtari juaj, djalli, sillet rrotull si luan i egërsuar duke kërkuar kë të përpijë.

9Kundërshtojeni duke qëndruar të fortë në besim. Duhet ta dini se të njëjtat vuajtje i heqin të gjithë vëllezërit tuaj nëpër botë.

10Perëndia i çdo hiri, që ju thirri për lavdinë e tij të amshuar përmes Krishtit Jezu, pasi të vuani për pak kohë, do t'ju përsosë, do t'ju forcojë, do t'ju mbështetë e do t'ju vendosë mbi themele të forta.

11Atij i qoftë pushteti, në shekuj të shekujve! Amen!

Përshëndetjet e fundit

12Nëpërmjet Silvanit, të cilin e çmoj si vëllanë tuaj besnik, ju shkrova shkurt për t'ju dëshmuar se ky është hiri i vërtetë i Perëndisë. Qëndroni në këtë hir!

13Ju përshëndet kisha e Babilonisë, e zgjedhur si ju, dhe Marku, biri im.

14Përshëndetni njëri-tjetrin me puthje të shenjtë.

Paqja qoftë me të gjithë ju që i përkisni Krishtit!

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help