Psalmet 29 - Interconfessional Albanian Bible – 2020 (66 books)(AL)

1Psalm i Davidit.

Jepini Zotit, o qenie hyjnore,

jepini Zotit lavdinë dhe forcën.

2Jepini Zotit lavdinë e emrit të tij,

përkuluni para Zotit,

mes shkëlqimit të tij të shenjtë.

3Zëri i Zotit ushton mbi ujërat,

Perëndia i lavdishëm bën të gjëmojë,

Zoti mbi ujërat e shumta.

4Zëri i Zotit ushton plot fuqi,

zëri i Zotit ushton plot madhështi.

5Zëri i Zotit copëton cedrat,

Zoti thërrmon cedrat e Libanit.

6Libanin e bën të kërcejë si viçi,

Sirionin si kotorri.

7Zëri i Zotit lëshon flakë zjarri,

8zëri i Zotit trondit shkretëtirën,

shkretëtirën e Kadeshit Zoti e trondit.

9Zëri i Zotit i bën drenushat të pjellin,

pyjet i lë zhveshur.

Në tempullin e tij,

të gjithë thonë: «Lavdi!».

10 Zoti sundon mbi përmbytjen,

Zoti sundon si mbret në amshim.

11 Zoti i jep forcë popullit të tij,

Zoti e bekon popullin e tij me paqe.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help