isaia 64 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Makar të çanje qiejetë, e të sbrisje, të shkriheshinë maletë ndë të çfaqurit t’ënt,

2posi zjarri që diek dushnjezatë, posi zjarri që bën ujëtë (të valonjë), që të bënet’ emëri yt i njohurë ndër arëmiqt’ e tu, t’i marrë frika kombatë ndë të çfaqurit t’ënt!

3Kur bëre punëra të frikëshime, që nuk’ i prisim, sdërrmove, edhe malet’ u shkrinë ndë të çfaqurit t’ënt.

4Sepse që jetet (njerëzia) nukë xunë, veshët’ e atyreve nukë dëgjuanë, syt’ e atyreve nukë panë Perëndi përveç teje, t’u bënte (të tilla) atyreve që e thërresënë.

5I del përpara ati që gëzonet’ e punon dreitëri, atyreve që të kujtonjënë ndër udhët të tua; na ti tek u zemërove, sepse neve fëlyem, të kishim mbeturë ndër ato, do të shpëtonim?

6Vërtet të gjith’ u bëm si gjë e ndyrë, edhe gjithë dreitëria jonë (është) posi rrob’ e ndragëtë, përandaj të gjithë ram posi fletë, edhe panomitë t’ona na rrëmbyenë posi era.

7Edhe s’ka kush thërret emërinë tënt, ay që ngrihetë të zihetë prej teje, sepse fshehe faqenë tënde prej nesh, edhe na vdore, me anë të dorësë panomivet t’ona.

8Po tashi, o Zot, ti je Ati ynë, neve (jemi) balta, edhe ti Gatonjësi ynë, edhe të gjithë jemi pun’ e dorësë s’ate.

9Mos u zemëro fort, o Zot, as mos kujto kurdo panominë; edhe tashi vështro, të lutemi: të gjithë (jemi) gjëndëja jote.

10Qytetet’ e tu të shënjtëruaritë u bënë të shkretë, Siona u bë e shkretë, Jerusalima u shkretua.

11Shtëpia e shënjtëruara jonë edhe e bukura jonë, që të lavduronin’ atëritë t’anë nd’ atë u doq ndë zjarr, edhe gjith’ ato që (ishinë) të dashura ndër ne u vduarrë.

12A do të mbaç vetëhenë tënde ndër këto, o Zot? A do të pushojsh, edhe do të helmojsh fort?

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help