isaia 63 - Old Testament books in Tosk by Konstandin Kristoforidhi 1884 (transliteration from Greek to Latin)(AL1884)

1Kush (është) ky që po vien nga Edhomi, me rroba të kuqe nga Bozraha, ky i lëvduarë ndë stoli të ti, që ecën ndë madhërit të fuqisë ti? Unë që flas me dreitëri, i fortë për të shpëtuarë.

2Përse (ësht’) e kuqe stolia jote, edhe rrobat’ e tua posi t’ati që shkel ndë koritët?

3E shkela vetëmë koritënë, edhe asndonjë nga gjëndëjetë nukë qe bashkë me mua; edhe i shkela ata ndë zemërimit t’im, edhe u rash’ atyre me shqelm ndë mërit t’ime; edhe gjaku i atyreve spërkati rrobat’ e mia, edhe ndraga gjithë stolinë t’ime.

4Sepse dita e të nxierrit zemërim (ishte) ndë zemëret t’ime, edhe e harriu viti i të shpërblyerëvet mi.

5Edhe vështrova përqark, edhe s’kish kush të ndihte; edhe u çudita se s’kish kush të mburonte, andaj krahu im punoi shpëtim për mua, edhe zemërata ime ajo më mbajti.

6Edhe shkela gjëndëjetë ndë zemërim t’im, edhe i dejta ata nga zemërimi im, edhe sbrita gjakun’ e atyreve ndë dhet.

7Do të zë n’gojë përdëllimet’ e Zotit, lavdurimet’ e Zotit, gjithë sa na bëri Zoti, e të mirën’ e madhe mbë shtëpit të Israilit, që dëfteu ndër ata pas përdëllimit ti.

8Sepse tha: Me të vërtetë këta (janë) gjëndëja ime, djem që nukë do të gënjenjënë, edhe qe Shpëtimtari i atyreve.

9Shtrëngohej për gjithë shtrëngatat’ e atyreve, edhe ëngjëlli i të çfaqurit ati i shpëtoi ata; ay shpërbleu ata ndë dashuri të ti, e ndë përdëllim të ti, edhe i ngriti ata, edhe i barti ata gjithë dit e jetësë.

10Po ata nuk’ u bintnë, po hidhëruanë frymën’ e ati të shënjtëruarënë, përandaj u këthye kaqë sa të bënet’ arëmiku i atyreve, ay i lëftoi ata.

11Atëherë kujtoi dit e lashta, Moisinë gjëndëjen’ e ti, (e tha): Ku ësht’ ay që i hipi ata nga deti, bashkë me barin’ e tufësë ti? Ku (ësht’) ay që vuri frymën’ e ti të shënjtëruarënë ndë mest t’atyreve?

12Ay që u hoqi udhënë (atyre) me anë të së diathtësë Moisiut, me krahun’ e ti të lavduruarinë, ay që çau ujëratë përpara atyreve, që të bënte për vetëhen’ e ti emërë të përjetëshim?

13Ay që u hoqi udhën’ atyreve ndëpër thellësirët, posi kal ndëpër shkretëtirët, pa penguarë?

14Fryma e Zotit i prëjti ata, posi shtëzë që sbret ndë grykët, kështu i hoqe udhënë gjëndëjesë s’ate, që bënje për vetëhenë tënde emërë të lëvduarë.

15Shtierë sytë nga qielli, edhe shih nga të ndenjurit’ e shënjtërisë s’ate e lavdisë s’ate: ku (është) zëlia jote edhe fuqia jote, shumica e përdëllimit tënt e të ardhuravet keq të tua? M’u mbyllnë?

16Vërtet ti je Ati ynë, ndonëse Avraami nukë na di, edhe Israili nukë na njeh; ti, o Zot, je Ati ynë, Shpërblimtari ynë (ësht’) emëri yt që ndë jetët (të jetëvet).

17Përse na le, o Zot, të humbasëm’ udhët’ e tua, edhe të ashpërojmë zemërënë t’onë, kaqë sa të mos të kemi frikë? Këtheju për shërbëtorët’ e tu, për farat’ e trashëgimit tënt.

18Posi një plaçkë të vogëlë pushtuanë gjëndëjenë tënde të shënjtëruarënë; kundrështarëtë t’anë shkelnë shënjtërorenë tënde.

19U bëm (posi ata) që nuk’ i urdhërove kurrë, as nuk’ u kluajit emëri yt mbi ata.

Blog
About Us
Message
Site Map

Who We AreWhat We EelieveWhat We Do

Terms of UsePrivacy Notice

2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.

Home
Gospel
Question
Blog
Help