1Mjer ata që sbresënë ndë Egjyftëri për ndihmë, edhe mpshtetenë mbi kuaj, edhe shpërenjënë mbë qerret, sepse (janë) të shuma, edhe mbi kalorësit, sepse janë shumë të fortë, edhe nukë vështronjënë Shënjtin’ e Israilit, as nukë kërkonjënë Zotinë.
2Po ay ësht’ i urtë, edhe do të bierë të këqia, edhe nukë do të këthenjë prap fialët’ e tia, po do të ngrihetë mbi shtëpit të keq-bërëset, edhe mbi ndihmët t’atyre që punonjënë panominë.
3Egjyftëtë janë njerës, e jo Perëndi, edhe kuajt’ e atyreve (janë) mishra, e jo frymë. Zoti kur të ndenjë dorën’ e ti; edhe ay që ndih do të pengonetë, edhe ay që i ndihënë do të bierë, edhe të gjithë bashkë do të humbasënë.
4Sepse kështu më foli Zoti: Posi leoni edhe këlyshi i leonit kur ulërin mbi gjahun’ e ti, ndonëse u mbëloth mbi atë shumicë barish, nukë frikësonetë nga zëri i atyreve, as nukë përmbëlidhetë nga turbëllimi i atyreve; kështu do të sbresë Zoti i ushtërivet që të lëftonjë për malin’ e Sionësë, edhe për kodrat’ e asaj.
5Posi shpestë që fluturonjënë (mbi zoqt), kështu Zoti i ushtërivet do të mburonjë Jerusalimënë tuke mburuar’ e tuke shpëtuar’ (atë), tuke shkuar’ e tuke ruajtur’ (atë).
6Këthehi tek (ay) ju të bijt’ e Israilit që i ngritët krye ati fare.
7Sepse atë ditë ç’do njeri do të hedhë tej idhullat’ e tia t’argjënttatë e idhullat’ e tia t’ artatë, që ua bënë duartë tuaja (për) fal.
8Atëhere Asyriani do të bierë ndënë kordhë, jo prej burri; edhe kordha do t’e hajë atë, jo prej njeriu; edhe do t’ikënjë nga faqeja e kordhësë, edhe të rit’ e ati do të jenë për pagesë.
9Edhe do të kapërcenjë shkëmbin’ e ti nga frika, edhe krerët’ e ati do të tristonjënë për flamurenë, thotë Zoti, të cilit zjarri (është) ndë Sionë, edhe kamina e ati ndë Jerusalimë.
Who We AreWhat We EelieveWhat We Do
2025 by iamachristian.org,Inc All rights reserved.